
A&D Wood

Adresa: Rruga Myslim Keta, Tufinë, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
A&D Wood sjell një përvojë 22-vjeçare në sektorin e përpunimit të drurit. Së fundmi, me një investim të ri në linjën e prodhimit të dyerve, ju ofrojmë një gamë të larmishme modelesh. Fabrika jonë e re shtrihet në një sipërfaqe prej 1,200 m² dhe ka tre kate, ku dy prej tyre janë të dedikuara prodhimit, ndërsa kati i tretë shërben si hapësirë ekspozimi për dyer në modele dhe përmasa të ndryshme. Falë vendndodhjes së favorshme, vetëm 4 km larg qendrës së Tiranës, ju keni akses të shpejtë për të na vizituar, ndërsa ne mundësojmë një shërbim të shpejtë dhe profesional brenda kryeqytetit.
Çfarë ofron
Druri, si elementi bazë për prodhimin e derës, është faktori kryesor që ndikon në jetëgjatësinë e saj. Për këtë arsye, ne kemi zgjedhur të punojmë me binarë druri pa nyje, prej bredhi të tharë në furrë, duke garantuar qëndrueshmëri në kohë dhe një strukturë të fortë dere, e cila i reziston viteve.
MDF-ja është një tjetër komponent i rëndësishëm në dyert tamburato dhe, së bashku me drurin, përbën materialin kryesor të derës.
Ne bashkëpunojmë me kompanitë më të njohura në prodhimin e MDF-së dhe disponojmë skedat teknike të të gjithë përbërësve të dyerve të prodhuara në fabrikën tonë. MDF-ja që ne përdorim vjen në disa formate: 6 mm, 8 mm dhe 10 mm.
Vinovili i përdorur për bashkimin e elementeve përbërës të derës është i kategorisë D-3, një produkt që garanton qëndrueshmëri ndaj lagështirës dhe faktorëve të ndryshëm mjedisorë.
Boja e përdorur në fabrikën tonë është nga një ndër kompanitë më serioze italiane, me bazë POLIERITAN dhe KATALIT, e cila është kundër zverdhjes. Zgjedhja e pigmentit bëhet nga klientët përmes katalogut të ngjyrave.
Për dyert e tualeteve dhe ambjentet me lagështirë të shtuar, disponojmë materiale të pasacëm kundër lagështirës që garanton rezistencë dhe qëndrueshmëri të lartë të certifikuar.
Panelet akustike janë një përbërës thelbësor për prodhimin e dyerve në sektorë si ai i hotelerisë dhe ambjenteve ku kërkohet minimizimi maksimal i zhurmës.
Panelet kundër zjarrit janë të disponueshme për të gjitha sektorët me rëndësi të veçantë dhe ne i ofrojmë ato me certifikatën përkatëse.
Shërbime

Dyer dopio me dy kanata

Dyer filomuro

Dyer inkaso

Dyer me korniza klasike

Dyer me lyerje

Dyer me mentesha te fshehura

Dyer me ngjyra sipas katalogut

Dyer me rimeso druri

Dyer te brendshme filomuro me porosi

Dyer te brendshme MDF

Dyer te brendshme me aksesore italiane

Dyer te brendshme me korniza dhe fashatura te fshehura

Dyer te brendshme me lyerje me pjekje

Dyer te brendshme me ngjyra

Dyer te brendshme me strukture druri

Dyer te brendshme te punuara ne pantograf

Fabrike prodhimi dyer te brendshme

Prodhim dyer te brendshme me korniza

Prodhim dyer te modeleve te ndryshme

Prodhim i dyerve ne seri
Makinerite tona
Për prodhimin e dyerve dhe garantimin e cilësisë së produktit final, nuk nevojiten vetëm aftësitë profesionale, por edhe makineritë që mundësojnë shpejtësi, precizion dhe shumëllojshmëri punimesh në një kohë shumë të shkurtër. Disa nga makineritë që ne disponojmë janë:
1- SESIONATRICE
Mundeson prerjen me precision te tabakeve te ledes drusore ne nje kohe rekord, gje qe ben te mundur pershpejtim e procesit te prodhimit ne menyre eksponenciale.
2- BORDATRICE
Mundeson bordimin e disa lloje te dyerve dhe prodhimin ne seri te fashaturave qe eshte nje proces shume i rendesishem ne pershpejtimin e prodhimit te kasave.
3- PANTOGRAF
E pajisur me kater akse qe mundeson skuadrimin, berejn e patures, modelin e deres sipas kerkeses se klientit si dhe hapjen e baves dhe menteshave e gjitha ne vetem 5 minuta
4- PRESE
E pajisur me dy kate qe ben persimin e fletes se deres dhe kasave ne vetem 15 minuta dmth me nje kapacitet prej 4 dyer ne 1 ore pune.