GJONI - AN
Adresa: Tirane Zall Herr ,Lagjja Pinar
kompanise
Përshkrimi
E hapur që në vitin 2009, GJONI-AN sh.p.k. disponon facilitete në prodhimin dhe furnizimin e klientëve me elementet e betonit në kohë, në të gjitha destinacionet. Pozicioni i përshtatshëm si dhe investimi i duhur në mjete të reja bëjnë të mundur prodhimin cilësor dhe korrekt, si dhe transport të shpejtë e të sigurtë kudo. Gjithçka që ju nevojitet për ndërtimin dhe dekorimin e ambientit tuaj, gjendet vetëm tek GJONI-AN sh.p.k.
Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë zgjedhjesh për materialet e ndërtimit të përshtatshme në zgjidhjet për shtëpinë, biznesin dhe ambientin tuaj. Kompania GJONI-AN sh.p.k. me produktet e saj përcjell seriozitet, cilësi, përkushtim, çmime konkurruese dhe garanci. Ndër produktet tona përfshihen pllaka betoni, tuba, bordura, blloqe betoni dhe elementë të tjerë ndërtimi që plotësojnë standardet më të larta të cilësisë.
Çfarë ofron
GJONI-AN ju ofron një gamë të gjerë elemetesh betoni dhe zgjedhje të shumta në ngjyra sipas dëshirës. Përdorimi i pllakave të betoni të prodhuara nga makineri ofron një ndërtim origjinal e të veçantë, të personalizuar sipas klientit, duke përçjellë sigurinë e përdorimit të një teknologjie të konsoliduar dhe jetëgjatë.
Produktet e firmës tonë kanë qenë pjesë e ndërtimit të shumë trotuareve në Tiranë, Durrës, Tropojë, Lezhë, Sarandë, Korçë, dhe shumë vende të tjera. Këto realizime janë arritur si rrjedhojë e bashkëpunimit me shumë kompani të ndërtimit dhe infrastrukturës.
Trotuaret dhe sheshet kryesore me pllaka betoni janë një zgjedhje e gjetur për të krijuar dhe dhënë një pamje sa më të bukur rrugëve të qyteteve. GJONI-AN ju ofron gjithashtu shumë produkte të tjera betoni, duke qenë partneri juaj ideal. Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë zgjedhjesh në elementeve te betonit, të përshtatshme jo vetëm për ambiente publike, por edhe për ambiente private.
Produktet qe ne ofrojm:
- Tuba
- Bordura
- Pllaka
- Puseta
- Puseta konus
- Kapak
- Kubik
- Blloqe
- Vazo
- Shtylla Betoni
- Trafikndarse
Shërbime
Pllaka për shtrim oborresh
Pllaka për trotuare
Pllaka betoni 3D
Pllaka betoni shume ngjyra
Pllaka për karburante, trashësia 8 cm
Bordura betoni
Bordura betoni për oborre
Bordura betoni për trotuare rrugësh
Tuba betoni për kanalizime
Tuba për kolektorë të ndryshëm me diametër të ndryshëm
Blloqe për mure betoni
Vazo për lule
Shtylla betoni për rrush
Trafikndarës për korsi bicikletash
Trafikndarës për autostradë
Punë të kryera
Historiku
Themeluar në vitin 2009 nga Z. Pashk Pepkolaj, Gjoni AN sh.p.k. është një kompani me një eksperiencë 15-vjeçare në tregun e prodhimit dhe shpërndarjes së elementeve të betonit. Që nga fillimi e deri në ditët e sotme, Gjoni AN ka mbajtur një reputacion të shkëlqyer për produktet e saj të certifikuara. Elementet e betonit të prodhuara nga ne janë rezultat i makinerive të importuara nga shtete si Italia dhe Turqia. Kompania ka furnizuar shumë firma në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në ndërtimin e disa prej rrugëve kryesore të vendit.
Gjoni AN sh.p.k. vazhdon të mbetet ndër kompanitë më të preferuara nga klientët, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Me një synim të qartë për të drejtuar tregun, kompania Gjoni AN sh.p.k. do të jetë pjesë e tregut për një kohë të gjatë, duke sjellë gjithmonë zhvillime të reja.
Klientet tane
EUROKOS HOLDING SH.P.K
DAJTI PARK 2007
AGRI CONSTRUCTION
G. P. G. COMPANY
AGBES CONSTRUKSION
ARB & TRANS-2010
BRITANIA
UDHA