Shfaq kontaktet
AION Home
Shfaq kontaktet
Adresa: Bulevardi Bajram Curri, prane Xhamia e Tabakëve, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi
Me AION Home, çdo hapësirë kthehet menjëherë në SMART.

Si distributori zyrtar i AION Innovations në Ballkan, ju ofrojmë teknologjinë më të avancuar smart me dizajn elegant, cilësi të shkëlqyer dhe performancë të garantuar — gjithçka e mbështetur me garanci 5-vjeçare.
Instalimi është i shpejtë, përdorimi i thjeshte dhe investimi plotësisht i arsyeshëm. Sistemi inovativ ju mundëson të kontrolloni ndriçimin, prizat, grilat dhe dyert me elektromotor direkt nga telefoni nëpërmjet aplikacionit AION Home. Çelësat inteligjentë AION zëvendësojnë ata tradicionalë në vetëm pak minuta, pa thyer mure dhe pa kabllo shtesë, duke përdorur të njëjtën infrastrukturë elektrike dhe duke ofruar funksionalitet smart pa kompromis në estetikë dhe dizajn— me standard cilësor të lartë dhe jetëgjatësi të provuar.
AION Home sjell kontroll të plotë edhe për pajisjet me telekomandë.
Me dekoderin Infra-Red, menaxhoni TV, kondicioner, sistemet audio, projektor dhe çdo pajisje tjetër me sinjal IR përmes një aplikacioni të vetëm "AION Home" . Zgjidhje e thjeshtë, e sigurt dhe tepër e besueshme, që e kthen çdo ambient në një hapësirë inteligjente me vetëm një prekje.
Pse të zgjidhni AION?
- Instalim pa ndërhyrje – Transformoni shtëpinë në SMART pa prishje muri, pa kabllo shtesë dhe pa komplikime.
- Integrim i menjëhershëm – Çelësat inteligjentë zëvendësojnë ata ekzistues dhe funksionojnë me të njëjtën infrastrukturë elektrike.
- Zgjidhje gjithëpërfshirëse – Kontroll i ndriçimit, prizave, grilave, dyerve me elektromotor, garazheve, TV-ve, kondicionerëve dhe pajisjeve me IR.
- Dizajn modern & premium – Çelësa elegantë me prekje dhe lidhje WiFi, të përshtatshëm për çdo ambient.
- Kontroll total nga telefoni – Menaxhoni shtëpinë kudo që ndodheni, ose përdorni komandat me prekje në çelës.
- Efikasitet energjie – Optimizim i konsumit dhe menaxhim më inteligjent i pajisjeve.
- Cilësi e provuar – Pajisje të besueshme, të ndërtuara me standard të lartë, të mbështetura me garanci 5-vjeçare.
- Automatizim i avancuar – Timer, rutina ditore, skenarë inteligjentë dhe kontrolle të personalizuara.
- Komandë zanore – Funksionon me Alexa dhe Google Home për një përvojë pa duar.
- Akses i menaxhuar – Ndaj kontrollin me familjen për siguri dhe komoditet të rritur.
- Suport i vazhdueshëm teknik – Ndihmë profesionale për çdo hap, nga instalimi deri te përdorimi i përditshëm.
- Përditësime të rregullta të aplikacionit – Aplikacioni AION Home përmirësohet vazhdimisht me funksione të reja dhe risi të fundit, pa kosto shtesë.
Çfarë ofron

- Çelës/Ndërprerës me 1 komandë – për ndriçim, priza etj.
- Çelës/Ndërprerës me 2 komanda të pavarura – zëvendëson dy çelësa klasikë dhe përdoret për ndriçim, priza etj.
- Çelës/Ndërprerës për grila, roleta, qepena dhe perde me elektromotor.
- Çelës/Ndërprerës për rregullimin e intensitetit të ndriçimit.
- Çelës/Ndërprerës me impuls (deviat) – për dyer me shina, garazhe, oborre etj.
- Dekoder universal Infra-Red – për kontrollin e kondicionerëve, televizorëve, sistemeve audio, projektorëve, humidifikatorëve dhe çdo pajisjeje tjetër që funksionon me telekomandë Infra-Red.
- Prizë Schuko me 2 module, e linjës Bticino Matix.
- Prizë bivalente me 1 modul, e linjës Bticino Matix.
- Tapë fallco e linjës Bticino Matix.
- Kornizë me 3 module, e linjës Bticino Matix.
- Suport me 2/3/4/6 module, i linjës Bticino Matix.
Ofrojmë një gamë të plotë kornizash, çelësash, prizash, suportesh, modularësh dhe aksesorësh në të gjitha variantet dhe ngjyrat e linjës Bticino Matix.
Specifikimet teknike
ÇELËSAT

- Kategoria: Çelës/Ndërprerës
- Përmasat: 4.3x4.5x2.2 cm
- Ngjyra çelësit: E bardhë/Zezë
- WIFI: IEEE 802.11 b/g/n 2.4GHz
- Hyrja: AC 100-240V 50/60Hz
- Dalja: 10A Ngarkesë Rezistuese
- Automatizimi: Orar Automatizimi me Timer .
- Kontrolli: Kontroll me prekje ; Kontroll me aplikacion (AION Home) ; Kontroll vokal (Alexa ose Google Home) ; Ndarje kontrolli me familjen
DEKODER IR

- Kategoria: IR Universal
- WIFI: IEEE 802.11 b/g/n 2.4GHz
- Hyrja: DC 5V me përdorim të USB Type C
- Rrezja: 10 metra
- Numri i pajisjeve: 10 telekomanda IR
- Frekuenca: 2412 - 2472 MHz
- Automatizimi: Orar Automatizimi me Timer
- Kontrolli: Kontroll me prekje ; Kontroll me aplikacion (AION Home) ; Kontroll vokal (Alexa ose Google Home) ; Ndarje kontrolli me familjen
Çfarë mund të kontrolloni me AION Home?
- Ndriçimi
- Prizat
- Grilat, perdet dhe qepenat me elektromotor
- Dyert e jashtme, portat e oborrit dhe garazhit
- Kondicionerët, televizorët, sistemet audio dhe pajisje të tjera që funksionojnë me telekomandë Infra-Red
- Pajisje të ndryshme elektrike, si bojlerë, ekspresë kafeje, pompa uji etj.
Katalogu

AION Kosove dhe Maqedoni

AION Innovations tashmë është zyrtarisht e pranishme në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, përmes distributorëve tanë zyrtarë.
Teknologjia Smart Home e AION tashmë është edhe më pranë jush, me Çelësa Smart, kontrollin e grilave/roletave, prizave, portave dhe dyerve të garazhit, IR Remote. Të gjitha me aplikacionin AION Home.
Kosovë: +383 49 676 196
Maqedonia e Veriut: +389 71 833 383




k.jpg)