Shfaq kontaktet
2D Diamond
Shfaq kontaktet
Adresa: Rruga Vaçe Zela, Durrës, Albania
kompanise
Përshkrimi

2D Diamond, me përvojën e saj të pasur dhe qasjen inovative, është një lider në ofrimin e produkteve me cilësi të lartë për profilet dekorative të aluminit, inoksit, fugat e nivelimit dhe produkte të tjera ndërtimi.
Ne ofrojme distribucionin e këtyre produkteve në të gjithë Shqipërinë përmes një rrjeti të gjerë klientesh. Angazhimi ynë për të ofruar produktet me cilesore, rezistente dhe me modelet e fundit na ka ndihmuar të fitojmë një pozicion të respektuar në këtë sektor, duke e bërë 2D Diamond zgjedhjen ideale për klientët tanë.

Cilësi dhe Qëndrueshmëri
Në 2D Diamond, ne vendosim cilësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve tona në qendër të çdo aktiviteti. Profilet dekorative prej alumini dhe inoksi, së bashku me produktet e tjera, janë perzgjedhur për t'u ofruar besueshmëri dhe jetëgjatësi, duke përmbushur standardet më të larta të industrisë.
Qasje me Fokus te Klienti
Kënaqësia e klientëve është prioriteti ynë kryesor. Ne adoptojmë një qasje profesionale për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u ofruar zgjidhjet më efektive. Jemi gjithmonë të gatshëm t’i mbështesim dhe t’u ofrojmë një shërbim të shpejtë e të besueshëm.
Inovacion dhe Zhvillim
Ne e ndjekim me vëmendje tregun dhe jemi të përkushtuar për të zgjeruar vazhdimisht gamën tonë të produkteve. Ky angazhim na mundëson të përmirësojmë performancën e tyre dhe t’u ofrojmë klientëve vlera të reja.
Vizioni dhe Misioni
Në 2D Diamond, synimi ynë është të ofrojmë produkte të klasit të parë për klientët tanë në Shqipëri dhe rajon, duke ruajtur një pozicion udhëheqës në industri. Misioni ynë është të vazhdojmë inovimin dhe të ofrojmë zgjidhje që përmbushin nevojat e klientëve, duke garantuar gjithmonë cilësinë.
Çfarë ofron

1. KËNDORE PLLAKASHKJ Super CilësorKJ Cilësor (pa dhëmb, me ndarje)KJ Ekonomik & Ekonomik me dhëmbKJ Katror CilësorKJ Çift & Çift KatrorEle MuriKJ Gjysmë HëneKënd i BrendshëmEle 10x22Bashkues me vidëProfil TDisnivel ZFundor Pllake2. KËNDORE SHKALLEKatror Çift, Hark, KlasikProfil F, Profil ÇProfil F KatrorEle 22x38Profil me gominë3. KËNDORE PARKETIBashkues me vidëLamaDisnivel Cilësor, EkonomikProfil T, Profil KEle 22x10Fundor Parketi UZ Shkalle
4. KËNDORE INOKSIKJ KatrorKJ HarkFundorEleProfil ShkalleProfil TBordurë Lisho, Versace, me kristale5. PROFILE TË TJERABymimi Plastike 9x8, 10/12Bymimi MetalikeSizmike nën pllakë, mbi pllakëEle sizmike 50x100SkotijaProfil TaraceBlindues6. SISTEME NIVELIMIKryqe 2D, me vidëPykaPinca metalikeRrotulluese7. PROFILE LEDLed 7x22, 12x18Led 18x18 trekëndëshLed 15x35 i fshehtëLed 15, 20, 30, 50Led 12x24, 10x14, 10x188. PILETA DUSHI9. MATERIALE NDËRTIMIUpa Plastike Polisteroli & me GozhdëMetalike Këndore me rrjetëProfil FugaKëndore Metalike Suvatimi

Katalogu





k.jpg)