Shfaq kontaktet
Albania Draht
Shfaq kontaktet
Adresa:Mucaj, Vore - Tirane, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi
Qe prej vitit te themelimit te saj 1993 e deri me sot, kompania Albania Draht eshte e pranishme ne tregun shqiptar dhe ballkanas me propozimet inxhinierike ne fushen e gjeoteknikes dhe ofrimin e produkteve te kesaj fushe. Idete dhe zgjidhjet e reja qe kompania solli ne Shqiperi kontribuan ne ndergjegjesimin dhe krijimin e nje fryme te re projektimi ne vendin tone ku kujdes te vecante i jepet zgjidhjeve te garantuara afatgjata si dhe miqesore me mjedisin.

Albania Draht vazhdon rrugetimin drejt ketij synimi duke ofruar asistence ne dhenien e zgjidhjeve ne fushen e gjeoteknikes, tregetimin e produkteve gjeoteknike, asistencen ne kantiere me qellim zbatimin me perpikmeri te zgjidhjeve si dhe instalimin korrekt te produkteve.
Kompania jone ofron produkte te certifikuara ISO dhe CE me normativat dhe parametrat teknike me te perditesuara te kohes. Rendesi te vecante i kushtojme asistences ne kantier per instalimin e produkteve tona nepermjet eksperiences se grupeve tona te instalimit ose duke trajnuar per instalim grupet e punes qe Klientet mund te kene te gatshem ne kantiere. Ne mendojme se angazhimi yne ne proceset e mesiperme eshte ne dobi te Klienteve tane per te perfituar eksperiencen me te mire te cilesise se produkteve tona.

Çfarë ofron
Gabione
Teli qe perdoret ne procesin e prodhimit te gabioneve eshte i zinkuar, galvanizuar (aliazh Zn+Al) apo dhe i plastifikuar, te gjithe sipas standarteve CE dhe ISO.
Sisteme rrjetash për përforcimin e tokës
Sistemet tona me toke te perforcuar jane te formuara nga nje nderlidhje materiale ndermjet perforcimeve ne toke.
Gjeogride
Gjeogridet jane materiale qe sherbejne per perforcimin e strukturave me toka te armuara, te cilat fabrikohen nga fije poliesteri me qëndrueshmëri të lartë.
Gjeotekstile
Gjeotekstilet jane te prodhuara me fibra te pastra polipropileni me qendrueshmeri te larte, te montuara nepermjet fiksimit me gjilpere dhe te termokalenderuara.
Gjeomate
Gjeomatet jane materiale te perbera nga matrica tre dimensionale polimerike, te cilat sherbejne per mbrojtjen e skarpatave kunder erozionit. Ata mund te perdoren sipas rastit, referuar perberjes gjeologjike te skarpates, me dhe pa rrjete perforcuese.
Rrjeta per mbrojtjen e skarpatave
Produkti i mbrojtjes se skarpatave eshte nje sistem qe perdoret per te ndaluar renien dhe shperndarjen e gureve nga siperfaqjet e tyre.
Rrjeta rrethimi
Rrjete e formuar nga thurja e telit te zinkuar, e perdredhur dyfish sipas normativave CE dhe ISO.

Shërbime

Sisteme perforcimi per projekte rrugesh

Sisteme perforcimi me gure dhe gjelberim

Sisteme me toka te perforcuara

Sisteme kosha me gure natyral per perforcim

Rrjeta rrethimi per shtepi private ambjente sportive etj

Rrjeta te zinkuara me thurje per rrethim

Rrjeta per mbrojtjen e skarpatave kunder erozionit

Rrjeta gabione per mure mbajtese

Rrjeta gabion per projekte infrastrukturore

Perforcimin e strukturave me toka te armuara

Mbrojtje e shpateve, Stabilizim toke, Gjeomate

Kompani per zgjidhje te erozionit dhe rreshqitjes se dherave

Gjeogrid per stabilizim toke dhe rruge

Gjeotekstile per stabilizim toke

Gjeotekstile per drenazhim

Gjeomate per mbrojtjen nga erozioni

Gjeogrid per mure mbajtese

Gabione per mbrojtje nga erozioni

Gabione dekorative rrethuese

Rrjeta per mbrojtje nga renia e gureve
Punë të kryera

Autostrada Rreshen-Kalimash Bechtel Enka

Autostrada Prishtine-Hani Elezit Bechtel Enka

Autostrada Gjirokaster-Tepelene JP Avax




k.jpg)