Shfaq kontaktet
Dabar Center
Shfaq kontaktet
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rruga Industriale, Tiranë, Shqipëri
kompanise
Përshkrimi

Dabar Center është një destinacion ku arkitektura, teknologjia dhe biznesi bashkohen për të krijuar një nga qendrat më moderne të showroom-eve dhe hapësirave komerciale në Shqipëri. I konceptuar për të sjellë në një adresë të vetme markat më prestigjioze ndërkombëtare, Dabar Center ofron një eksperiencë unike për profesionistët dhe konsumatorët që kërkojnë cilësi, inovacion dhe stil. Çdo showroom është projektuar për të ofruar një eksperiencë autentike, ku produktet prezantohen në ambiente reale, duke i ndihmuar vizitorët të imagjinojnë dhe të realizojnë projektet e tyre sipas standardeve më të larta të dizajnit. Çdo detaj është menduar për të frymëzuar kreativitetin dhe për të ofruar zgjidhje të personalizuara për çdo stil jetese.
Me një ekip profesionistësh dhe eksperiencë të konsoliduar në fushën e arkitekturës, interierit dhe zhvillimit të projekteve, Dabar Center i shoqëron klientët në çdo hap të procesit – nga frymëzimi fillestar dhe zgjedhja e produkteve, deri te konsulenca profesionale dhe realizimi i zgjidhjeve të personalizuara. Synimi ynë është të krijojmë një eksperiencë të plotë, ku ekspertiza, cilësia dhe shërbimi bashkohen për të kthyer çdo ide në një projekt të suksesshëm.

Çfarë ofron
DABAR Lighting është një platformë e specializuar në zgjidhjet profesionale të ndriçimit, e fokusuar në projekte rezidenciale, komerciale, hoteleri, industri dhe infrastrukturë publike. Në bashkëpunim me prodhues të njohur evropianë dhe ndërkombëtarë, ofrojmë ndriçim dekorativ, arkitekturor, teknik dhe industrial, duke kombinuar cilësinë, inovacionin dhe dizajnin bashkëkohor për çdo lloj projekti.

Zgjidhje ndriçimi të konceptuara për të transformuar hapësirat dhe për t’u dhënë atyre karakter, atmosferë dhe identitet. Një përzgjedhje e ndriçimit dekorativ dhe teknik për ambiente të brendshme dhe të jashtme, rezidenca private, hotele, restorante, zyra, ambiente tregtare, projekte industriale dhe institucione. Teknologjia e avancuar, efikasiteti dhe dizajni bashkohen për të krijuar eksperienca ndriçimi të personalizuara.
Hidrosanitare

Zgjidhje të sofistikuara për interiere te rafinuara dhe hapesira wellnes , ku estetika takohet me inovacionin dhe funksionalitetin. Koleksionet përfshijnë pajisje sanitare, rubineteri, sisteme dushi, vaska dhe aksesorë premium, të konceptuara për rezidenca, hotele, SPA dhe projekte ekskluzive që kërkojnë standarde të larta dizajni dhe cilësie.
Mobilim

Koleksione mobiljesh të përzgjedhura me kujdes për të sjellë elegancë, rehati dhe funksionalitet në çdo hapësirë. Zgjidhje për interier dhe eksterier, rezidenca private, zyra, hotele, restorante dhe projekte hospitality, ku dizajni bashkëkohor, materialet cilësore dhe detajet e përpunuara krijojnë ambiente me identitet unik. Përvoja plotësohet me tapete të personalizuara, të realizuara sipas specifikave të çdo projekti, ku përzgjedhja e materialeve, teksturave dhe paletës së ngjyrave harmonizohet në mënyrë perfekte me konceptin e interierit, duke i dhënë çdo hapësire një estetikë të rafinuar dhe ekskluzive. Gjithashtu, ofrojmë koleksione dyshekësh premium, të karakterizuar nga komoditeti i lartë, mbështetja optimale dhe një eksperiencë e personalizuar pushimi.
Invisa Cook

Një zgjidhje inovative që transformon sipërfaqen e kuzhinës në një zonë gatimi plotësisht të integruar. Teknologjia e fshehur nën banak kombinon estetikën minimaliste me performancën e lartë, duke ofruar më shumë hapësirë, siguri dhe funksionalitet. Ideale për kuzhina moderne, ku dizajni dhe teknologjia bashkohen për të krijuar një eksperiencë të re gatimi.
Parket

Koleksione parketesh dhe dyshemesh premium, të projektuara për të kombinuar estetikën, performancën dhe jetëgjatësinë. Portofoli përfshin parket druri të inxhinieruar, laminat, SPC dhe LVT, si edhe zgjidhje për ambiente të jashtme, të përzgjedhura për rezidenca, hotele, zyra dhe projekte hospitality. Çdo koleksion ofron një ekuilibër të përkryer mes materialeve cilësore, inovacionit dhe dizajnit bashkëkohor, duke krijuar hapësira me karakter dhe elegancë të përjetshme.
Shërbime

Arredim lounge outdoor

Arredim zyre

Dhoma Gjumi me Dizajn Organik

Dhoma Gjumi Premium

Divan te modeleve te ndryshme

Dysheke memory foam dhe material natyral

Dysheke memory me mbeshtjetje ergonomike per shtyllen kurrizore

Garderobe modulare me kanata xhami dhe ndricim LED te Inkorporuar

Karrige bari outdoor

Karrige outdoor

Karrige zyre

Kolltuqe per Ambiente Komerciale

Mobilim per Salla Mbledhjesh

Sete divanesh per ambiente zyre

Sete living ( Divan + Poltron )

Stola modular per ambiente komerciale holle recepsioni

Tapete te personalizuar (wool & viscose)

Tavolina zyre

Aksesore tualeti

Bide te inkasuara me kapak

Bide te inkasuara

Kaseta shkarkimi

Lavaman me dizajn organik

Lavamane i integruar

Mishelator per bide

Mishelatore per lavaman

Mobilje lavamani

Mobilje tualeti

Pajisje sanitare per meshkuj

Sete dushi

Sifona

Vaska me dizajn ikonik

Vaska me dizajn organik

WC me sistem te inkasuar

Parket per ambiente te jashtme ( outdoor)

Parket SPC 100 rezistent ndaj ujit

Parkete druri Kurriz Peshku

Parkete Druri

Parkete Inxhinjerik

Parkete Laminat

Parkete SPC I ngjashem me pllake 100 rezistent ndaj ujit

Tech wall (Panele dekorative premium për mure dhe tavane)

Veshje Muri Akustike

Ndricim industrial

Ndricim rrugor

Ndricues statik toke

Ndricues te varur LED

Ndricues te varur

Spote LED inkaso

Invisa Cook




k.jpg)