Shfaq kontaktet
Anoria Group
Shfaq kontaktet
Adresa: Autostrada Tirana - Durrës, rruga dytësore, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi

Kompania më e mirë në Shqipëri për grila, parket, tapete, mokete dhe perde është Anoria. Me mbi 30 vite në treg dhe një portofol të gjerë produktesh për arredim të brendshëm, kompania është kthyer në një pikë referimi për klientë individualë, arkitektë dhe investitorë që kërkojnë cilësi, dizajn modern dhe zgjidhje funksionale për ambientet e tyre.
Falë gamës së plotë të produkteve, fabrikës së prodhimit dhe magazinës së dedikuar, Anoria ofron zgjidhje të besueshme për projekte rezidenciale dhe komerciale në të gjithë Shqipërinë.
Çfarë ofron
Grila

Grilat janë një element thelbësor për kontrollin e dritës natyrale dhe privatësinë në çdo ambient. Anoria ofron një gamë të gjerë grilash moderne dhe të motorizuara, një teknologji e re, për dritare.
Në Anoria do të gjeni:
•Grila të motorizuara me teknologji smart
•Grila roller
•Grila double roller
•Grila veneciane alumini
•Grila veneciane druri
•Grila vertikale
Fabrika dhe magazina

Një nga avantazhet kryesore të Anoria është infrastruktura e zhvilluar e prodhimit dhe logjistikës. Fabrika e prodhimit të grilave dhe magazina e kompanisë mundësojnë:
•prodhim sipas projektit, në përmasa
•furnizim të shpejtë për klientët
•përzgjedhje e materialeve
Falë fabrikës së prodhimit të grilave, produktet realizohen me përmasa të personalizuara dhe standard të lartë cilësie.
Parket

Parketi është një nga zgjedhjet më të preferuara për dysheme në ambiente rezidenciale dhe komerciale. Anoria ofron parket modern që kombinon estetikën me rezistencën dhe jetëgjatësinë.
Parketi përdoret gjerësisht në:
•Apartamente
•Vila
•Zyra
•Hotele
Dizajnet moderne dhe materialet cilësore krijojnë një ambient elegant dhe komod.
Tapete

Tapetet janë një element dekorativ që shton ngrohtësi dhe karakter në çdo hapësirë. Anoria ofron një koleksion të gjerë tapetesh moderne që përshtaten me stile të ndryshme arredimi.
Tapetet përdoren për:
•Dhoma ndenjeje
•Dhoma gjumi
•Korridore
•Ambiente dekorative
Materialet cilësore dhe dizajnet bashkëkohore krijojnë një atmosferë komode dhe estetike.
Mokete për ambiente profesionale dhe rezidenciale

Moketi është një zgjidhje shumë praktike për ambiente që kërkojnë komoditet dhe izolim akustik. Anoria ofron moketa cilësore që përdoren gjerësisht në:
•Zyra
•Hotele
•Qendra estetike
•Institucione arsimore
Moketi përmirëson akustikën e ambientit dhe krijon një ndjesi më të ngrohtë dhe profesionale.
Perde klasike Anoria

Perdet janë një element i rëndësishëm në dizajnin e brendshëm të çdo ambienti. Anoria ofron perde moderne që kombinojnë tekstile cilësore me dizajn elegant.
Perdet mund të personalizohen sipas:
•Përmasave të dritareve
•Ngjyrave që dëshironi
•Nivelit të ndriçimit të hapësirave tuaja
Kjo mundëson një integrim të plotë me konceptin e arredimit.
Shërbime

Grila roller per bare dhe restorante

Grila roller per ambiente biznesi

Grila roller me logo

Grila double roller

Grilla roller per dhoma gjumi

Grila veneciane alumini

Grila veneciane druri

Grila veneciane te motorizuara

Grila zip me logo

Dysheme PVC antibakteriale per klinika dhe spitale

Dysheme PVC per apartamente

Dysheme PVC per bare dhe restorante

Mokete me logo per hotele

Mokete per ambiente biznesi

Mokete per evente

Mokete per instuticione

Mokete per shkalle

Parkete inxhinierike

Parkete laminat per vila dhe aparatamente

Parkete moderne per ambiente te brendeshme

Parkete rezistente ndaj gervishtjeve

Bar artificial per kopshte dhe oborre

Bare artificial per veranda, hotele, restorante dhe vila

Doormat te personalizuar me logo

Leter murale per aparatamente dhe zyra

Leter murale per dhoma gjumi

Perde klasike per apartamente

Perde klasike per hotele

Perde klasike sipas porosive

Pintusa per parket laminat

Plintusa moketi

Tapete me dizanje te ndryshme per arredim ambienti

Tapete moderne per apartamente

Tapete per biznese dhe instuticione

Tapete per hyrje ambjentesh
Historiku

Në tregun shqiptar të arredimit, Anoria ka ndërtuar një emër që përfaqëson cilësi, profesionalizëm dhe stil. Prej më shumë se 30 vitesh, ky biznes familjar ka qenë udhëheqëse në zgjidhjet për hijezim dhe shtroje dyshemeje, duke sjellë kombinimin perfekt midis estetikës moderne dhe funksionalitetit praktik.
Zgjidhje që përmirësojnë përditshmërinë
Portofoli i produkteve tek Anoria përfshin një gamë të plotë, të konceptuara për të ofruar zgjidhje inteligjente për çdo hapësirë — qoftë banesë, zyrë apo institucion publik.
Shtresa dyshemeje për ambiente komerciale dhe rezidenciale
Laminat, parket, vinil, moket dhe tapet të cilësisë së lartë që përshtaten me çdo stil jetese.
Vinili, është zgjedhja ideale për spitale, shkolla dhe ambiente me fluks të lartë njerëzish, falë vetive antibakteriale, rezistencës ndaj ujit dhe mirëmbajtjes së lehtë.
Moketet ofrojnë ngrohtësi dhe qetësi akustike, ndërsa parketi dhe laminati ofrojnë elegancë natyrale dhe jetëgjatësi.
Sisteme hijezimi për ambiente të brendshme dhe të jashtme
Grilat e ndryshme të brendshme dhe të jashtme si dhe perdet e Anoria-s nuk janë vetëm elemente dekorative — ato rregullojnë dritën, temperaturën dhe komoditetin vizual të hapësirës, duke kontribuar në efikasitet energjetik dhe cilësi jetese.
Për ambientet e jashtme, sistemet moderne të hijezimit garantojnë mbrojtje nga rrezet UV dhe qëndrueshmëri ndaj kushteve atmosferike, pa humbur elegancën.

Partner i besuar për institucionet dhe bizneset elitare
Profesionalizmi dhe serioziteti i Anoria-s janë pasqyruar në një sërë bashkëpunimesh me klientë të nivelit më të lartë, mes tyre ambasada, institucione qeveritare, banka, kompani ndërkombëtare, hotele dhe rezidenca private.
Kompania ka realizuar projekte për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (shtrime me vinil), Raiffeisen Bank, Tirana Bank, si dhe për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Ambasadën Britanike, Ambasadën e Katarit e shumë të tjera.
Gjithashtu, Anoria ka kontribuar në resorte dhe ndërtesa ikonike në Tiranë dhe përgjatë bregdetit shqiptar, duke dëshmuar aftësinë për të kombinuar estetikën me performancën teknike.
Ky portofol bashkëpunimesh e pozicionon Anoria-n si partner referencë për cilësi, saktësi dhe besueshmëri në realizimin e çdo projekti.
Kombinim mjeshtërie dhe teknologjie
Në fabrikën moderne të Anoria-s, për prodhimin e grilave çdo produkt kalon përmes proceseve të kontrolluara me përpikmëri teknike, duke garantuar cilësi të qëndrueshme dhe përfundim estetik të përsosur.
Ekipi i specializuar i kompanisë, i trajnuar sipas standardeve evropiane, siguron që çdo grilë, perde apo dysheme të jetë një investim afatgjatë në komoditet dhe dizajn.
Anoria investon vazhdimisht në teknologji, inovacion dhe përmirësim të proceseve, duke ruajtur etikën e punës dhe respektin për klientin, që e kanë shoqëruar që nga themelimi.
Sistemet e motorizuara me bashkohore do ti gjeni të aplikuara në produktet që prodhohen në fabrikën e prodhimit të grilave.

Punë të kryera

CFO Pharma

Cineplexx, QTU

Europe House

Hotel Colosseo,Tirane

Klinika Diamond Dental, Tirane

Ministria e Jashtme

Raiffeisen Bank, Tirane

Regina Palm Resort

Tirana Business Park
Anoria Showroom 1
Adresa: Rruga E Durrësit 1001, Tiranë 1001, Albania
Cel: +355 68 48 52 097
Anoria Showroom 2
Adresa: Rruga Aleksandër Moisiu, Tiranë, Albania
Cel: +355 68 20 32 004




k.jpg)