Secondary Adv

Do&Me Construction

 

Përshkrimi

Do&Me Construction është një kompani ndërtimi e specializuar në zbatimin e punimeve të brendshme dhe të jashtme, për objekte banimi apo biznesi, si edhe në ofrimin e materialeve cilësore për ndërtim. Me një portfolio të pasur, që tejkalon kufinjtë e Shqipërisë, skuadra e arkitektëve dhe teknikëve të Do&Me Construction ka asistuar në realizimin e qindra projekteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në rajon. Tashmë me një mision të ri, të ofrojmë ekspertizën tonë në tregun vendas, ne marrim këtë hap të rëndesishëm të ofrimit të një kombinimi midis shërbimeve dhe materialeve të ndërtimit.

Më specifikisht shoqëria kryen aktivitetin e mëposhtëm:

a) menaxhimin dhe koordinimin e projekteve arkitektonike dhe ndërtimore, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.


b) menaxhimin e objekteve të banimit, biznesit dhe strukturave turistike.


c) konsulencë dhe asistencë teknike në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës.


d) mbikëqyrjen dhe ndjekjen e punimeve ndërtimore.


e) kryerjen e punimeve civile, të brendshme dhe të jashtme, deri në përfundimin dhe arredimin e plotë të objekteve, përfshirë punime elektrike, mekanike, hidraulike, kondicionimi, hidroizolimi, fasadash, vetratash, sisteme të thata, shtrime, lyerje, punime dekorative, pishina dhe punime të tjera të lidhura me ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve.


f) importin, eksportin, tregtimin dhe furnizimin me materiale dhe produkte ndërtimore, dekorative dhe të arredimit.




Vila 7, Akacia Hills

Vila është e pozicionuar në një kompleks prestigjoz të Tiranës, me vila elitare, që kanë krijuar një identitet të ri urban për zonën. Me trajtitim e kujdesshëm të fasadës dhe mbulesës, me dizajnin e kopshteve dhe me krijimin e një interiori në harmoni të plotë me madhështinë e saj; Do&Me Construction, përmbush misionin e krijimit të një prone tjetër ekskluzive, në kryeqytet.




Tokë Studio, Tiranë

Tokë Studio, gjendet në zonën e Ali Demit, në Tiranë, në një pol ku investimet e reja dhe hapësirat publike moderne po krijojnë një identitet të ri urban dhe po rrisin ndjeshëm potencialin e zonës. Ndërtesa 2-katëshe me podrum dhe hapësira të gjelbërta, është konceptuar, projektuar, ndërtuar dhe menaxhohet nën kujdesin e veçantë të Do&Me Construction.




Semi Detached House, London

Shtëpia gjendet në një nga zonat më të dendura, urbane të Londrës. E konceptuar dhe zhvilluar sipas stilit dhe kërkesave unike, urbanistike dhe ndërtimore të zonës, shtëpia integrohet më së miri në siluetën e qytetit. Rezultati reflekton se Do&Me Construction, me portfolion e saj ndërkombëtar i jep përgjigje kërkesave specifike të klientëve kudo ku ata ndodhen.


Partnere

Toke