Secondary Adv

Aran Cucine Albania

 

Përshkrimi

Aran Cucine është një nga kompanitë lider në Itali për projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e kuzhinave, me mbi 50 vite eksperiencë në treg. E pranishme në 120 vende të botës, Aran përfaqëson cilësinë, dizajnin dhe traditën italiane në arredim.


ARAN CUCINE ALBANIA, përfaqësuesi ekskluziv i ARAN Cucine në Shqipëri, startoi aktivitetin në Tiranë në vitin 2017, ku ofron një gamë të gjerë modelesh, kombinimesh finiturash dhe ngjyrash. Të gjitha kabinetet importohen drejtpërdrejt nga Italia, ndërsa prodhimi kontrollohet 100% nga ARAN Cucine, duke garantuar standarde të larta cilësie.


Vëmendja ndaj dizajnit, përzgjedhja e materialeve cilësore, funksionaliteti dhe teknologjia e avancuar kombinohen me traditën Made in Italy, për të krijuar kuzhina moderne, funksionale dhe të personalizuara. Vizioni i ARAN Cucine është të sjellë cilësinë dhe emocionin e dizajnit italian në shtëpitë e familjeve në mbarë botën.


PËRSE DUHET TË ZGJIDHNI ARAN CUCINE ?

Aran Cucine Albania operon në treg me brandet më të mira italiane si përfaqësues zyrtar i Aran Cucine, Rastelli Cucine, Newform Office, Newform Notte, Alpa Saloti, Pointhouse dhe jo vetëm.


Ne ofrojmë:

– Konsulencë dhe projektim totalisht falas për klientët nga arkitektë tanë;

– Shumëllojshmëri produktesh për të përmbushur preferencat, nevojat dhe kërkesat e klientit;

– Cilësia, korrektësia dhe shërbimi janë parimet të cilat na dallojnë në tregun e gjerë;

– Inovacion dhe garanci e panegociueshme për çdo produkt që ne disponojmë.

Çfarë ofron

Kuzhina gatimi nga Aran Cucine

Kuzhina është hapësira më e rëndësishme e shtëpisë dhe si e tillë meriton vëmendje maksimale gjatë projektimit.


Në showroom-et Aran Cucine do të keni mundësinë të konsultoheni me arkitektët tanë, të cilët do realizojnë projektin që ju dëshironi.


Projekti i përshtatet kërkesave tuaja të dizajnit, por gjithmonë duke patur parasysh shfrytëzimin maksimal të hapësirave si edhe funksionalitetin në kuzhinë.


Soxhorno nga Aran Cucine

Aran Cucine gjithashtu ofron mundësi për dizenjimin e zonës së living room, me një gamë të gjerë modelesh e cila përfshin sirtarë dhe rafte të projektuar për të akomoduar nevojat e një dhome ndenje.


Soxhornot janë projektuar të jenë një vazhdimësi e kuzhinës. Modulet janë plotësisht të personalizueshme dhe mundësojnë larmishmëri zgjedhjesh në materiale dhe finitura, në mënyrë që ta bëni hapësirën tuaj unike.


Kende, Divane & Poltrona nga Alpa Salotti

Këndet & Divanet janë padyshim mobiljet më të përdorura në shtëpi. Janë vendi ku ju ndiqni maratonat e filmave. Aty ku ju konsumoni ushqim të shpejtë dhe në fund shtriheni për të pushuar pas një dite të lodhshme. Divani është pjesa më e rëndësishme e mobiljeve dhe përzgjedhja e një modeli komod dhe cilësor është një kusht i panegociueshëm.


Këndet & Divanet vijnë në shumë materiale, forma, stile, dizajne, ngjyra dhe struktura. Modelet Alpa Salotti janë të personalizueshëm, që do të thotë që ju mund t’i ndryshoni lehtësisht në përputhje me stilin e shtëpisë. Divanet apo këndet janë qendra e vëmendjes në shtëpi dhe për këtë arsye duhet të qëndrojnë në një linjë me të gjithë arredimin e hapësirës tuaj.


Tavolina & Karrige nga Pointhouse

Produkte 100% Made in Italy nga firma e njohur Pointhouse. Vizitoni showroomin tonë dhe përzgjidhni setin tuaj të preferuar të karrigeve dhe tavolinave të ngrënies.


Mobilje zyrash nga Newform Office

Mobiljet konsiderohen si pjesa qëndrore e çdo ambienti, qoftë një shtëpi, zyrë, apo hapësirë biznesi. Në rastin e ambienteve të punës dhe zyrave, ato duhet të krijojnë një ndjenjë lirie, personalizimi dhe bashkëpunimi në të njëjtën kohë.


Newform Office synon krijimin e hapësirave të cilat promovojnë një jetë aktive në punë, pasi roli i mobiljeve në produktivitetin dhe funksionimin efikas të një vendi pune është më i gjerë sesa ne mund të mendojmë.


Koleksionet e zyrave Newform janë projektuar për të krijuar një ambient stilistik të mirëpërcaktuar, por të gjithanshëm, në gjendje të përshtatet me nevoja të ndryshme të punës dhe me stilin personal të atyre që përdorin zyrën. Shumëllojshmëria e konfigurimeve, zgjidhjet e nivelit të lartë teknologjik, cilësia e finituraveve dhe materialeve krijojnë një projekt unik, i cili synon më tepër cilësinë e jetës në zyrë, sesa menaxhimin e thjeshtë të hapësirës.


Garderoba nga Newform Notte

Garderoba Newform Notte sjell zgjidhje elegante për garderoba dhe dollape të cilat shtojnë cilësinë, qëndrueshmërinë dhe personalitetin e çdo hapësire. Ju do të mund të realizoni garderobën që dëshironi duke ju përshtatur hapësirave dhe shijeve tuaja. Night Collection ofron module dhe formate të përshtatshëm për garderobat walk-in dhe dollapët e mbyllur.


Çdo njësi vjen e prodhuar 100% në Itali me vëmendje të madhe në çdo detaj. Një përzgjedhje unike e materialeve si: eko-pelle, pëlhurë, laccato lucido, xham ose dru. Modulet përfshijnë rafte, sirtarë dhe aksesorë të dedikuar për këmisha, pantallona, rafte këpucësh, sirtarë të vogjël për kravata, etj.

Shërbime

Kuzhina gatimi italiane Aran Cucine
Kuzhina gatimi italiane Aran Cucine
Kende, Divane dhe Poltrona salloni Alpa Salotti
Kende, Divane dhe Poltrona salloni Alpa Salotti
Soxhorno TV Aran Cucine
Soxhorno TV Aran Cucine
Tavolina dhe Karrige Pointhouse
Tavolina dhe Karrige Pointhouse
Mobilje Zyrash Newform Office
Mobilje Zyrash Newform Office
Garderoba Newform Notte
Garderoba Newform Notte
Divane moderne me mekanizma te fshehur
Divane moderne me mekanizma te fshehur
Karrige per tavolina ngrenie
Karrige per tavolina ngrenie
Kende, Divane, Kolltuqe Made in Italy
Kende, Divane, Kolltuqe Made in Italy
Kende, Kolltuqe, Divane Aran Cucine
Kende, Kolltuqe, Divane Aran Cucine
Kuzhina gatimi Aran Cucine
Kuzhina gatimi Aran Cucine
Kuzhina gatimi Cilesi superiore
Kuzhina gatimi Cilesi superiore
Kuzhina gatimi luksoze
Kuzhina gatimi luksoze
Kuzhina gatimi Made In Italy
Kuzhina gatimi Made In Italy
Kuzhina gatimi moderne italiane
Kuzhina gatimi moderne italiane
Kuzhina gatimi prodhim Italian
Kuzhina gatimi prodhim Italian
Kuzhina gatimi te prodhuara ne Itali
Kuzhina gatimi te prodhuara ne Itali
Kuzhina minimaliste italiane
Kuzhina minimaliste italiane
Kuzhina moderne
Kuzhina moderne
Kuzhina te prodhuara me materiale cilesore Italiane
Kuzhina te prodhuara me materiale cilesore Italiane
Poltrona dhe kolltuke tek per sallone
Poltrona dhe kolltuke tek per sallone
Set tavolina dhe karrige per dhome ngrenie
Set tavolina dhe karrige per dhome ngrenie
Stola per banak ishull kuzhine
Stola per banak ishull kuzhine
Tavolina ngrenie moderne me sistem hapje
Tavolina ngrenie moderne me sistem hapje
Tavolina ngrenie per 4,6,8,10 persona
Tavolina ngrenie per 4,6,8,10 persona

Partnere

ARAN CUCINE

Aran është udhëheqësi italian për eksport, dhe një nga kompanitë më të mira italiane për projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e kuzhinave, mobiljeve të zyrave, dollapëve. Një kompani autentike, e mirë njohur dhe aktive për mbi 50 vjet, Aran CUCINE përfaqëson shijen dhe cilësinë italiane në arredim në 120 Vende të Botës.Vëmendje ndaj dizajnit, kërkimi i vazhdueshëm i materialeve cilësore, studimi, gjithë përfshirja, besueshmëria, funksionaliteti që përmban secili projekt e bëjnë çdo produkt një rezultat inovativ që kombinon traditën MADE IN ITALY me teknologjinë e avancuar.


ALPA SALOTTI

Alpa u themelua në vitin 1956 nga Ferri Rocco, një pionier i prodhimit dhe tregtimit të divanëve dhe vazhdon deri në ditët e sotme duke ndjekur dhe zhvilluar njohuritë e trashëguara prej tij. Të gjithë produktet Alpa Salotti janë të realizuar me teknika Handmade dhe i nënshtrohen kontrolleve rigoroze të cilësisë të cilat u japin atyre një vlerë unike me karakteristika Made in Italy. Traditat e rëndësishme artizanale, përdorimi i lëkurave luksoze dhe cilësia e lartë e pëlhurave, së bashku me hulumtimin dhe zhvillimin janë vlerat që kanë dalluar gjithmonë krijimet e ALPA SALOTTI.


POINTHOUSE

Pointhouse i ka rrënjët në një prej rajoneve më të rëndësishëm industrial dhe sipërmarrës të Italisë, në të cilin është zhvilluar dhe ka afirmuar veten. Kompania Pointhouse prodhon tavolina, karrige dhe aksesorë arredues të pështatshëm për ambientet e shtëpisë, zyrat dhe hapësirat publike, të dedikuara ekskluzivisht për tregun botëror. Një kompani Italiane, aktive për rreth 30 vjet dhe e pranishme në mbi 40 vende të tjera të botës, ku falë njohurive të mëdha teknike për përpunimin e çelikut dhe departamentit shumë të specializuar Research & Design mundëson krijimin e mobiljeve që kombinojnë dizajnin me funksionalitetin dhe cilësinë.


RASTELLI

Rastelli lindi nga një ide e Renzo Rastelli dhe synon të depërtojë jo vetëm në tregun italian por edhe atë ndërkombëtar. Ideja e ndërkombëtarizimit e shtyu kompaninë të kontaktojë menjëherë dy nga arkitektët më të mirë në botë: Ferruccio Laviani dhe Karim Rashid. Të gjitha me synimin për të krijuar një produkt shumëplanësh dhe në zhvillim të vazhdueshëm që pasqyron modelin italian nga njëra anë dhe mund të ketë karakteristika më të gjera nga ana tjetër.


NEWFORM OFFICE & NOTTE

Aspirata e Newform Office është të sigurojë hapësira me zgjidhje ergonomike dhe mikpritëse që zhvillojnë përvojën e punës. Newform Ofice prezanton talent, kreativitet dhe dizajn autentik italian për një produkt ndërkombëtar me shije bashkëkohore. Sipas Newform, një zyrë duhet të japë ndjenjën e lirisë, personalizimit dhe individualitetit në të njëjtën kohë. Kompania synon në krijimin e hapësirave fluide, të pastra dhe të ndritshme të cilat promovojnë një jetë aktive në punë dhe nga ana tjetër një zyrë e tillë përkthehet në punë më të mirë dhe me më shumë vendosmëri. Shumëllojshmëria e konfigurimeve, zgjidhjet e nivelit të lartë teknologjik, dizajni dhe cilësia e materialeve i bëjnë projektet e Newform Office unik.