Shfaq kontaktet
I-Exhibitions
Shfaq kontaktet
Adresa: Rr. Tish Dahija, Kompleksi Kika 2, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
I-Exhibitions (IX) është një kompani shqiptare e specializuar në organizimin e panaireve profesionale, konferencave dhe eventeve të biznesit (B2B). Panairet janë platforma që bashkojnë bizneset, institucionet, investitorët dhe profesionistët, duke nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e mundësive të reja tregtare. Përmes panaireve të specializuara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, I-Exhibitions mbështet promovimin e produkteve dhe shërbimeve, krijimin e kontakteve B2B dhe lidhjen e kompanive shqiptare me tregjet dhe partnerët ndërkombëtarë.
I-Exhibitions synon të zhvillojë evente me vlerë konkrete për biznesin, duke krijuar hapësira për partneriteteEdicioni i rradhës: 10-11 shkurt 2027 , investime dhe rritje të qëndrueshme. Portofoli i kompanisë përfshin panaire në turizëm, bujqësi, teknologji dhe inovacion, si dhe energji, ndërtim dhe ekonomi të gjelbër. Panairet e organizuara nga I-Exhibitions si më poshtë:
Tourism Fair Albania (TFA) | Edicioni i rradhës: 10-11 shkurt 2027

Vendodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Të interesuar për të rezervuar një stendë?
Tel: 069 406 3909
E-mail: info@i-exhibitions.com
Tourism Fair Albania (TFA) është panairi i dedikuar turizmit në Shqipëri, me fokus promovimin e ofertës turistike shqiptare dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes operatorëve turistikë, destinacioneve, hoteleve, agjencive të udhëtimit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Një nga elementët kryesorë të panairit është programi i takimeve B2B, i cili lidh bizneset shqiptare me blerës ndërkombëtarë të produkteve dhe shërbimeve turistike. Në edicionin e fundit, ky program mblodhi 40 blerës ndërkombëtarë dhe realizoi rreth 850 takime biznesi brenda një dite, duke krijuar mundësi konkrete për partneritete dhe zgjerimin e pranisë së turizmit shqiptar në tregjet ndërkombëtare.
Energy, Construction & Green Economy | Edicioni i rradhës: 29-30 tetor 2026

Vendodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë
https://ecge.i-exhibitions.com
Të interesuar për të rezervuar një stendë?
Tel: 069 406 3909
E-mail: info@i-exhibitions.com
Energy, Construction & Green Economy (ECGE) është një panair profesional që fokusohet në energji, ndërtim dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër. Ai bashkon kompani, institucione dhe ekspertë për të prezantuar teknologji, produkte dhe zgjidhje në energjinë e rinovueshme, eficiencën energjetike, ndërtimin e qëndrueshëm dhe teknologjitë e gjelbra, duke krijuar mundësi për partneritete dhe zhvillim të ri të tregut.
Future2Tech | Edicioni i rradhës: 2027

Vendodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Të interesuar për të rezervuar një stendë?
Tel: 069 406 3909
E-mail: info@i-exhibitions.com
Future2Tech (F2T) është një panair i dedikuar teknologjisë, inovacionit dhe edukimit, që bashkon kompani teknologjike, institucione arsimore, universitete, startup-e dhe profesionistë të industrisë. Panairi prezanton zhvillimet më të fundit në software, inteligjencën artificiale, fintech dhe teknologjitë e reja, duke nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe krijimin e mundësive të reja të biznesit.
Agriculture Days | Edicioni i rradhës: 2027

Të interesuar për të rezervuar një stendë?
Tel: 069 406 3909
E-mail: info@i-exhibitions.com
Agriculture Days është panairi dedikuar bujqësisë, agrobiznesit dhe teknologjive bujqësore. Ai bashkon fermerë, kompani, prodhues makinerish, furnizues inputesh dhe ekspertë të sektorit, duke krijuar mundësi për prezantimin e produkteve, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e zgjidhjeve inovative për zhvillimin e bujqësisë.




k.jpg)