
Connect Group

Filiali 1: Rruga e “Barrikadave” perballe gjimnazit Sami Frasheri, Tirane, Albania
Filiali 2: Rruga “Siri Kodra”, ngjitur me karburantin Gega Oil, Tirane, Albania
Filiali 3: Rruga “Bulevardi Blu” ngjitur me hotel Riviera, Kamez, Albania.
kompanise
Përshkrimi
Connect Group ka nisur aktivitetin e saj në industrinë e veglave të punës në vitin 1998, në trajtën e një biznesi të vogël familjar, në rrugën e Barrikadave përballë gjimnazit “Sami Frashëri”. Duke vlerësuar vrullin e punës asokohe, bashkëpunimin me tregtarë të ndryshëm të industrisë dhe marrëdheniet e mira me distributorët lokalë, pas 12 vitesh punë të suksesshme, u mendua dhe realizua ideja e hapjes së një pike të dytë, tashmë në rrugën “Siri Kodra” pranë karburantit Gega Oil.
Dyqani i dytë zotëron një hapësire dhe sipërfaqe më të madhe fizike në dallim nga i pari, sigurisht edhe nje gamë më të gjerë të produkteve që tregtohen. Me dëshirën e madhe për t'u zhvilluar më tej dhe për të krijuar një rrjet dyqanesh “Connect”, në shtator te vitit 2019 u inagurua dhe hapja e filialit të tretë, në zonën e Kamzës pranë hotel Riviera. Me kalimin e kohës, janë konsoliduar marrëdhenie të forta me kompani të huaja jashtë vendit, dhe vlen për tu theksuar se 90% e gamës së produkteve qe tregëtohen janë te importuara nga jashtë duke u shndërruar keshtu distributor për Shqipërine të disa firmave të ndryshme.
Për kompaninë tonë fokusi kryesor është përmbushja e kërkesave të çdo klienti duke siguruar marrëdhënie në terma afatgjatë, dhe jo vetëm, por edhe me partnerët, furnitorët dhe stafin tonë. Stafit i dedikojmë vëmendje maksimale dhe e edukojmë dita-ditës për një shërbim të kuruar ndaj klientit. Nje klient i kënaqur është produkt i një stafi te trajnuar. Cilësia, siguria në punë dhe efikasiteti janë tiparet kryesore të cilat kanë çelur portën e suksesit deri më tani, si edhe vizioni ynë për të ecur perpara.
Çfarë ofron
Connect group i shërben të gjithë kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture, hidrocentrale, inerte, të gjithë bizneset që operojnë në sektorin e ndërtimit. Ajo çka na diferencon nga konkurrentet tanë, është shërbimi i transportit FALAS në të gjithë Tiranën. Nese jeni duke punuar në një kantier ndërtimi, Servis, Mobileri, apo duke vënë dritaret e një pallati, dhe ndërkohë nuk keni apo ju mungon një produkt, ne ju gjendemi aty për t'ju siguruar vazhdimin e procesit të punës normalisht dhe pa ndërprerje.
Vlen për tu përmendur se edhe për klientët që ndodhen nëpër rrethe, ofrojmë transport nëpërmjet postës Adex kundrejt një kostoje minimale extra. ( Për blerje mbi 10.000 lekë transportin ofrohet FALAS.) Në filialet tona mundësojmë bangot e provës, duke siguruar për të gjithë klientët tanë provimin e veglave të ndryshme përpara se të investojnë për ti marrë ato, duke shmangur kështu të gjitha paqartësitë apo dyshimet dhe duke ofruar garanci dhe cilësi në maksimum.
Nje tjetër shërbim, gjithmonë me fokusin për ti berë klientët tanë të ndjehen sa me komode është edhe blerja e produkteve nëpërmjet faqes sonë online: www.connectgroup.al, duke kursyer ate çka është me e vlefshme: Koha.
Shërbime

Aksesore Lavazhi

Aksesoret e Kopshtarise

Doreza Pune

Drillers

Elektromotor dhe grupe kompresoresh

Fischer

Gjirafat e Murit

Gure Preres

Kavo dhe morseta

Koha e Prerjes

Kompresoret me Piston

Kompresoret me vide dhe Silencioze

Korreset e Barit

Luciduese dhe zmeriluese

Mjete matese

Ngjitesit

Ngrohese Industriale

Pistoleta Boje dhe aksesore

Pistoleta Kalai

Pompa lavazhi dhe aspiratore

Pompa Uji

Rakorderi Ajri

Sektori i Saldimit

Shkalle dhe Skela

Sisteme Fiksimi inoxi

Sistemet e Fiksimit

Solucione Lavazhi

Transpaleta

Tuba Presioni ne dimensione te ndryshme

Vegla dore mekanike

Vegla me Bateri

Vegla me Korent

Vegla per Bango

Vegla Portative

Vinxha Elektrike
Katalogu

Partnere













Video
Filiale
Filiali 1: Rruga e “Barrikadave” perballe gjimnazit Sami Frasheri, Tirane, Albania.
Filiali 2: Rruga “Siri Kodra”, ngjitur me karburantin Gega Oil, Tirane, Albania
Filiali 3: Rruga “Bulevardi Blu” ngjitur me hotel Riviera, Kamez, Albania