Secondary Adv

Connect Group

 

Përshkrimi

Connect Group ka nisur aktivitetin në industrinë e veglave të punës në vitin 1998, në trajtën e një biznesi të vogël familjar,  në rrugën e Barrikadave përballë gjimnazit “Sami Frashëri”. Duke vlerësuar vrullin e punës asokohe, bashkëpunimin me tregtarë të ndryshëm të industrisë dhe marrëdheniet e mira me distributorët lokalë, pas 12 vitesh pune të suksesshme, u mendua dhe realizua ideja e hapjes së një pike të dytë, tashmë në rrugën “Siri Kodra” pranë karburantit Gega Oil.

Dyqani i dytë zotëron një hapësirë dhe sipërfaqe më të madhe fizike në dallim nga i pari, sigurisht edhe një gamë më të gjerë të produkteve që tregtohen. Me dëshirën e madhe për t'u zhvilluar më tej dhe për të krijuar një rrjet dyqanesh “Connect”, në shtator të vitit 2019 u inagurua dhe hapja e filialit të tretë, në zonën e Kamzës pranë hotel Riviera. Me kalimin e kohës, janë konsoliduar marrëdhenie të forta me kompani të huaja jashtë vendit, dhe vlen për t'u theksuar se 90% e gamës së produkteve qe tregtohen janë të importuara nga jashtë, duke u shndërruar kështu distributor për Shqipërine të disa firmave të ndryshme.

 

Për kompaninë tonë fokusi kryesor është përmbushja e kërkesave të çdo klienti duke siguruar marrëdhënie në terma afatgjatë dhe jo vetëm, por edhe me partnerët, furnitorët dhe stafin tonë. Stafit i dedikojmë vëmendje maksimale dhe e edukojmë dita-ditës për një shërbim të kuruar ndaj klientit. Nje klient i kënaqur është produkt i një stafi të trajnuar. Cilësia, siguria në punë dhe efikasiteti janë tiparet kryesore, të cilat kanë çelur portën e suksesit deri më tani, si edhe vizioni ynë për të ecur perpara.

Çfarë ofron

Connect group i shërben të gjitha kompanive, të cilat realizojnë punime infrastrukture, hidrocentrale, inerte, të gjithë bizneset që operojnë në sektorin e ndërtimit.  Ajo çka na diferencon nga konkurrentet tanë, është shërbimi i transportit FALAS në të gjithë Tiranën. Nese jeni duke punuar në një kantier ndërtimi, Servis, Mobileri, apo duke vënë dritaret e një pallati dhe ndërkohë nuk keni apo ju mungon një produkt, ne ju gjendemi aty për t'ju siguruar vazhdimin e procesit të punës normalisht dhe pa ndërprerje.


Vlen për t'u përmendur se për klientët që ndodhen nëpër rrethe, ofrojmë transport nëpërmjet postës Adex kundrejt një kostoje minimale extra (Për blerje mbi 10.000 lekë transportin ofrohet FALAS).  Në filialet tona mundësojmë bangot e provës, duke siguruar për të gjithë klientët tanë provimin e veglave të ndryshme përpara se të investojnë për ti marrë ato, duke shmangur kështu të gjitha paqartësitë apo dyshimet dhe duke ofruar garanci dhe cilësi në maksimum.


Nje tjetër shërbim, gjithmonë me fokusin për t'i berë klientët tanë të ndjehen sa me komode është edhe blerja e produkteve nëpërmjet faqes sonë online: www.connectgroup.al, duke kursyer atë çka është më e vlefshme: Koha. 

Shërbime

Aksesore Lavazhi
Aksesore Lavazhi
Aksesoret e Kopshtarise
Aksesoret e Kopshtarise
Doreza Pune
Doreza Pune
Drillers
Drillers
Elektromotor dhe grupe kompresoresh
Elektromotor dhe grupe kompresoresh
Fischer
Fischer
Gjirafat e Murit
Gjirafat e Murit
Gure Preres
Gure Preres
Kavo dhe morseta
Kavo dhe morseta
Koha e Prerjes
Koha e Prerjes
Kompresoret me Piston
Kompresoret me Piston
Kompresoret me vide dhe Silencioze
Kompresoret me vide dhe Silencioze
Korreset e Barit
Korreset e Barit
Luciduese dhe zmeriluese
Luciduese dhe zmeriluese
Mjete matese
Mjete matese
Ngjitesit
Ngjitesit
Ngrohese Industriale
Ngrohese Industriale
Pistoleta Boje dhe aksesore
Pistoleta Boje dhe aksesore
Pistoleta Kalai
Pistoleta Kalai
Pompa lavazhi dhe aspiratore
Pompa lavazhi dhe aspiratore
Pompa Uji
Pompa Uji
Rakorderi Ajri
Rakorderi Ajri
Sektori i Saldimit
Sektori i Saldimit
Shkalle dhe Skela
Shkalle dhe Skela
Sisteme Fiksimi inoxi
Sisteme Fiksimi inoxi
Sistemet e Fiksimit
Sistemet e Fiksimit
Solucione Lavazhi
Solucione Lavazhi
Transpaleta
Transpaleta
Tuba Presioni ne dimensione te ndryshme
Tuba Presioni ne dimensione te ndryshme
Vegla dore mekanike
Vegla dore mekanike
Vegla me Bateri
Vegla me Bateri
Vegla me Korent
Vegla me Korent
Vegla per Bango
Vegla per Bango
Vegla Portative
Vegla Portative
Vinxha Elektrike
Vinxha Elektrike

Katalogu

Katalog Connect Group

Partnere

1-topmaster2-protech3-raider4-metabo5-milwaukee6-fischer7-sola8-keil9-kern-deudiam10-villager11-sait12-fiac13-pattaaegbgs-technicbrennenstuhlcell-fastclick-onefemigadgetincconwssigmasoma-fixsoudaltelwinwiha

Video

Filiale

Filiali 1: Rruga e “Barrikadave” perballe gjimnazit Sami Frasheri, Tirane, Albania.

 

 

Filiali 2: Rruga “Siri Kodra”, ngjitur me karburantin Gega Oil, Tirane, Albania