Secondary Adv

Orion Construction

 

Përshkrimi

Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 25 vitesh dhe i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen.

 

Orion Construction ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italinë, një vend unik përsa i përket arkitekturës dhe ndërtimit. 

 

Sot, pas 25 vitesh eksperiencë Orion, Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë projektet në proces dhe ato të përfunduara.

Çfarë ofron

Orion ofron një koncept të ri europian duke realizuar ambiente banimi dhe qendra biznesi sipas standardeve perëndimore. Vizioni i Orion është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg një produkt unik në llojin e tij.

Shërbime

Rezidence Banimi
Rezidence Banimi
Qender Biznesi
Qender Biznesi
Rezidenca
Rezidenca
Ndertime Cilesore
Ndertime Cilesore
Njesi Biznesi
Njesi Biznesi
Apartamente Elitare
Apartamente Elitare
Vila
Vila
Komplekse Banimi dhe Sherbimi
Komplekse Banimi dhe Sherbimi
Ndertim Kompleksesh Banimi
Ndertim Kompleksesh Banimi
Apartamente
Apartamente

Historiku

Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej 25 vitesh dhe i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve europiane. 

 

Fillimet e Orion Construction datojnë në vitin 1998 me pjesëmarrjen në aksionet e një kompanie me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Orion Construction në rrugën drejt rritjes, ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italinë, një vend unik përsa i përket arkitekturës dhe ndërtimit.

 

Projektet tona supervizohen në çdo hap nga partnerët italianë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në Toskanë.

 

Ndërtimi sipas standardeve europiane dëshmon se kompania jonë ka zgjedhur rrugën më të mirë për t’u ofruar klientëve tanë rezidenca banimi dhe qendra biznesi bashkëkohore.

 

Sot, pas 25 vitesh eksperiencë, Orion Construction njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proces dhe ato të përfunduara.

Partnere

abiessebrunesedilcentrogeberitknaufsidenorvekovito laruccioxhenluxeuroparofixsanninisiba-shpksina

Projekte ne proces

Rezidenca Green Valley 

Green Valley përfaqëson një koncept unik dhe avant-garde nga arkitekti i njohur zvicerian Davide Macullo dhe mban vulën e rezidencës më origjinale dhe premium në Tiranë. E pozicionuar në një nga zonat më të gjelbra dhe të bukura të Tiranës me pamje nga Parku i Madh i Liqenit dhe nën këmbët e kodrave panoramike të Selitës, Green Valley ofron lidhje direkte me akset kryesore të qytetit, mundësi për tranport publik, distancë e pranueshme për levizje në këmbë, biçikletë, urban si dhe lidhje direkte me autostradën Durrës - Tiranë - Elbasan.

Green Valley, rezidenca në skajin më të afërt të gjelbër të qytetit - YouTube

 

River Residence 

Ndërmjet ish-fushës së Aviacionit dhe Unazës së Madhe, buzë bulevardit Migjeni dhe Zhan D'Ark dhe është është i arritshëm në këmbë nga zona e 21 Dhjetorit. Konceptuar si një qendër e re multifunksionale, River Residence i shërben vetëm të banorëve të rezidencës, por edhe të gjithë komunitetit përreth duke përcjellë kështu erën e re të stilit urban në kryeqytet.

 

River Residence - YouTube

 

 

Park Avenue 

Park Avenue është një projekt ikonik i vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës, Bulevardi i Ri, e cila do të jetë qendra e re e qytetit për institucione dhe kompani të rëndësishme. Projekti propozon një harmoni fluide mes godinave dedikuar zyrave të biznesit dhe njësive tregtare me godinat rezidenciale me fokus të veçantë në sheshet rekreative dhe zonat publike. Ky projekt avant-garde do të jetë një model jo vetëm për zonën dhe do të sjellë konceptin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në një zonë elitare.

 

Park Avenue, Excellence by ORION! - YouTube

 

Projekte te përfunduara

Rezidenca Porta e Gjelbër

 

Rezidenca Tower Bridge 4

 

Orion 3

 

Orion Business Center

 

Tower Bridge 3

 

Tower Bridge 2

 

Tower Bridge 1

 

Port View

 

ORION 1

 

ORION 2

Video

Certifikime