
LED Shop

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, pranë urës së Ish NSHRAK, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
Zgjidhje profesionale ndriçimi për çdo ambient indoor & outdoor
Departamenti i Ndriçimit LED Shop, pjesë e kompanisë Brotech Brands, ofron që prej vitit 2012 në tregun shqiptar brandet më cilësore të teknologjisë inovative të ndriçimit LED. Duke parë përparësitë dhe avantazhet që ofron kjo teknologji përkundrejt ndriçuesve të tjerë si dhe mundësinë e aplikimit të kësaj teknologjie në çdo lloj ambienti familjar, tregtar apo industrial, ne kemi vazhduar të zgjerojmë aktivitetin duke shtuar gjithnjë shumëllojshmërinë e shërbimeve dhe produkteve LED.
Ekipi i kualifikuar dhe profesional i LED Shop, komunikon drejtpërdrejtë me konsumatorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar konsulencën e duhur, projektin e ndriçimit dhe asistencën teknike, në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje sa më profesionale dhe optimale.
Brandet tona përfshijnë një gamë të gjerë produktesh LED si: spote, abazhurë, prozhektorë, shirita LED, llamba për zyra dhe shtëpi, ndriçuesa LED për karburante, ndriçuesa LED rrugor dhe industrial, ndriçuesa për lulishte, komanduesa të cilët mundësojnë ndryshimin e ngjyrës së ambientit sipas dëshirës, si edhe ekrane full color dhe reklama elektronike LED.
Vlen për t'u theksuar fakti se investimi për të zëvendësuar ndriçimet e vjetra me ato LED nuk është aspak "shpenzim" por "kursim" i sigurt dhe i shpejtë, pasi brenda një viti ju kurseni energji më shumë se sa vlera e blerjes së këtij produkti. Ne shohim gjithmonë përpara për t'ju shërbyer ju dhe biznesit tuaj, aq sa gjithmonë themi: LED Shop "Zgjidhja juaj e ndriçimit!"
Vizioni: Të bëhemi kompania më e specializuar në ofrimin e teknologjisë LED.
Misioni: T’i ofrojmë shoqërisë përfitime reale nëpërmjet inovacionit, risive dhe zhvillimit njerëzor.
Vlerat: Respekt, Integritet, Diferencë, Shërbim Cilësor, Pasion të arrijmë të pamundurën!
Çfarë ofron
LED në Dyqane, Bar Restorante
Zgjidhjet tona LED janë të përshtatshme në mënyrë unike për dyqanet dhe ju ofrojnë skenën e duhur për çdo rast. Ndriçimi LED mund të nxjerrë në pah produktet, të shtojë interesin, por gjithashtu mund të reflektojë humor, duke ndihmuar për të krijuar ambientin e veçantë dhe unik.
LED në Shtëpi, Zyra
Ambienti i zyrave po ndryshon me shpejtësi jetën e njerëzve. Ndriçimi LED ndihmon në këto ndryshime. Përdorimi i ngjyrave, shumëllojshmëria e formave, efektet dinamike në intensitet dhe drejtim. Në krye të kësaj, LED sjell kursim të madh të energjisë.
LED në Spitale, Hotele, Bare
Hoteleria është një nga sektorët që i nevojitet më shumë kursimi i energjisë. Sot, teknologjia LED mban potencial të jashtëzakonshëm për të kursyer energji në shkallë globale. Llambat LED kanë vendosur standarde të reja në intensitet, cilësi dhe fluks ndriçimi.
LED në hapësirat e jashtme
LED ofrojnë një model të pashembullt në ndriçimin e mjedisit tonë urban në një mënyrë emocionuese dhe praktike. Ndriçuesit janë tepër të përshtatshëm, duke iu rezistuar kushteve të jashtme atmosferike dhe duke siguruar një ndriçim të magjishëm për festat publike. E gjithë kjo me një konsumim të ulët të energjisë.
LED në Industri
Ndriçimet LED i kanë ardhur në ndihmë ambienteve të fabrikave në industri. Tavanet super të larta e bëjnë mirëmbajtjen ose zëvendësimin e llambave shumë të kushtueshëm. Gjithashtu kubatura shumë e madhe në fabrika kërkon një ndriçim shumë të fuqishëm. Zgjidhjet LED ndihmojnë për të kaluar këto sfida.
Shërbime

Bazamente dhe llamba spotesh

Braceta anesore te varura, murale

Ndricim profesional per biznese

Ndricim zyrash

Ndricues mural per ambiente te jashtme, te brendshme

Ndricues per ambjente te jashtme

Ndricues per dhoma gjumi

Ndricues per fasada

Ndricues per kuzhina gatimi

Ndricues per lulishte dhe kopshte

Ndricues plafonier modele te ndryshme

Ndricues stative

Ndricues tavoline

Ndricues te varur modern

Profile alumini dhe kanalina per instalime

Shina magnetike me spote led

Shirita Led Tetra Lights

Spote led inkaso

Spote magnetike dhe shina

Panele ndricimi LED

Bazamente sporti te zeza, rrethore dhe katrore

Lazer blade me pika, forma dhe madhesi te ndryshme

Shina profesionale per spote, Surface dhe Incaso

Shirita led neon flex

Shirita led silikoni flex Top Bend

Spote cilindrik me orientim, forma dhe madhesi te ndryshme

Spote cilindrike te orientueshme

Spote inkaso GU10 Darklight

Spote tavanore cilindrike me kase te jashtme

Spote tavanore katrore
Katalogu

Punë të kryera

Hotel Tirana

Karburant Kastrati

Baste Live

Kancelari Infiniti

Fish House

Ambasador 3

Zgara Korcarka

The House

Easy Bar

Globe

Bar New Bridge

Biblioteka Musine Kokalari

Yogurteria Toptani Center

Alesio Lounge Bar

Ambjent i ndricuar nga Led Shop

Ambjent me strip Led

Ambjenti i ndricuar me strip Led

Imperial Casino

Leo Lux Optika

Lloto II

Nova Bar

Zyrat e FM Reklama

Ndricim total apartamenti

Ndricimi i dyqaneve Comodita Home

Supermarket ne Kavaje

Tally Weijl

Apartament Tirane

Ndricim apartamenti

Ndricues per dhoma gjumi

Ndricim per dhome gjume

Ndricues rafti per dekor zyre

Shirit led per ndricim te jashtem

Shirit led per ndricimin e shkalleve

Ndricim per dhome ndjenje

Shine magnetike per apartament

Shine magnetike per sallon
Spot tavanor

Apartament, Ndricim i fshehur dhe shine magnetike

Klinike dentare, ndricues profesional

Ndricim i jashtem vile

Ndricim zyre pune

Pasticeri Danubi

Kuzhine e ndricuar me spote led

Someg Bakery

Air Bnb Apartament, Spote Rrethor Darklight

Apartament, Spot Rrethor Darklight

Ndricues linear, ambient zyre

Pasticeri Nela

Shina profesionale 4 Core, Spotlights dhe Tracklights lianeare

Shiriti LED silikon flex Top Bend, ndricim biznesi

Zyre e ndricuar me profile shine profesionale
Partnere










