
Fero Line

Adresa:Rruga Siri Kodra, (tek frigoriferi i madh) Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Fero Line operon në tregun shqipëtar prej më shumë se 20 vitesh në sektorin e ndërtimit me sisteme alumini dhe plastike, dyer, dritare, vetrata, grila, fasada xhami dhe kangjella alumini. Klientët e Fero Line përfitojnë nga një mbështetje kompetente, prej këshillave të produktit në ekspozitën e kompanisë si dhe të kuotimit të pranimit përfundimtar. Një person fiks kontakti kujdeset në një pikë teknike dhe komerciale për klientët. Ekipi i instalimit është i kualifikuar dhe stafi i shërbimit siguron se produktet e porositura në sallën ekspozitën do të bindin objektin e konsumatorit.
Kompania është e përkushtuar për t’u bërë një lider në industrinë e ndërtimit, për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që do të vijnë. Çelësi i suksesit është angazhimi në cilësi, investime dhe trajnimi i vazhdueshëm në aplikimin e teknologjive të reja. Një nga prioritetet kryesore është ofrimi i kontributit në hapësirat ku ne jetojmë dhe punojmë. Vlerat e Fero Line e orientojnë kompaninë si një busull në veprimet e saja dhe e përshkruajnë si të sillet në botën e industrisë të ndërtimit.
Udhëheqja: Guximi për të krijuar një të ardhme më të mirë.
Bashkëpunimi: Niveli i lartë i komunikimt dhe bashkëpunimi në një ekip që merr përsipër përgjegjësi dhe vë në zbatim zgjidhje në situata urgjente.
Cilësia: Gjithçka bëhet me cilësinë më të mirë.
Synimi: Vëzhgimi dhe njohja e pritshmërive dhe të nevojave të klientëve.
Misioni i kompanisë Fero Linë është që të sigurojë një platformë të përshtatshme për të gjitha ndërtimet dhe shërbimet, duke ofruar “projektimin”, “zhvillimin” dhe “dorëzimin” përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të suksesshëm.
Çfarë ofron
Kompania Fero Line paraqitet në treg me një cilësi brenda standardeve të BE-se si nga materiali që tregton, (fortësia, konstrukti dhe kolori) ashtu edhe nga përpunimi i tij, duke ruajtur parametrat teknike në ndërtimin e figurave pa abuzuar ne spesorin e profilit në cilësinë e aksesorit ashtu dhe të xhamit. Kjo shoqëri disponon pajisje dhe makineri profesionale të kohës për punimet e aluminit dhe PVC-se. Aktualisht arrin nje rendiment prej 1200 m²/muaj prodhim të përfunduar. Në vitet e fundit ofrohet variete të shumta produktesh, si në sistemet e aluminit ashtu dhe në sistemet termoizoluese në PVC me ngjyra të ndryshme dhe imitacione druri.
Tek Fero line do të gjeni produkte si: Dyer dhe Dritare; Fasada; Grila; Dyer te jashtme; Dyer te brendshme; Dyer e dritare me palosje; Kangjella; Xhama; -Mbulesa dhe tenda; Rrjeta kunder insekteve; Punime të ndryshme, etj
-Tek shërbimet e Fero Line mund të mbështetni në cdo fazë të projektit tuaj.
-Matjen e hapsirave në objekt
-Projektimin e fasadës suaj
-Përgatitjen vizuale të objektit
-Mbikqyrjen teknike të punëve
-Montimin e dritareve dhe fasadave
-Servise të mëtejshme
Kompania Fero Line me përvojë shumë vjecare kryen shërbimet me efikasitet dhe përpikmëri të lartë dhe për shumë vite me radhë garanton kualitetin e ofruar. Me kapacitet të lartë prodhimi dhe ekip të profesionalizuar kompania ofron shërbimet në kohë shumë të shpejtë. Edhe pas përfundimit të projektit kompania është ende në shërbimin tuaj duke ofruar shërbim personal për kujdesin e ndërtimit tuaj.
Shërbime
Dyer xhami

Dyer dhe vetrata alumini me xham
Dyer dhe dritare plastike

Dyer dhe dritare alumini te ftohte

Dyer dhe dritare alumini me dru

Xhama te temperuar

Xhama me ngjyre dhe me dekor

Veshje termoizoluese me kompozit panel

Veshje me flete alumini per siperfaqe te ndryshme

Veshje me alukobond me fuge dhe forma te ndryshme

Veshje konstruksionesh metalike me kompozit panel

Thyerse dielli me profile alumini

Thyerese dielli brisole

Kangjella alumini inoxi dhe xhami

Grila te motorrizuara

Grila persiane imitacion druri
Grila role alumini dhe plastike

Fasada strukturale
Fasada gjysem strukturale

Dritare plastike Salamander

Dyer dritare alumini termoizoluese

Dyer dritare alumini termike

Veshje me alukobond

Veshje me flete alumini

Fasada me alumin

Mbulese xhami per ambjente te jashtme

Hijezues dielli

Strehe xhami me aksesor inoksi

Mbulesa xhami

Tenda dielli

Kabina dushi me porosi

Aksesore inoksi per punime xhami

Dyer druri, tamburato te brendshme

Grila veneciane te jashtme dhe te brendshme

Dyer te blinduara

Fasada me kapje spider

Grila veneciane te brendshme

Qepena per garazhe, dyqane dhe bare

Sisteme alumili

Veshje me kompozit panel
Katalogu

Historiku
Shoqeria FERO LINE është themeluar në vitin 1995 dhe ka filluar veprimtarine e saj si nje dyqan i vogel per prodhimin e dyerve dhe dritareve alumini ne Tirane nga një grup profesionistësh të kualifikuar. Në vitet 2000 “FERO LINE” në bashkëpunim me partnerë të huaj fillon importin e profileve te aluminit duke qenë kështu një nga distributorët më të fuqishëm në vend. Me rritjen e kerkeses se tregut si ne sasi dhe cilesi “FERO LINE” beri te mundur ngritjen e nje fabrike me makineri te teknologjise se fundit duke zgjeruar kështu aktivitetin dhe duke ofruar shërbime në të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë.
Punë të kryera

Fakulteti i Drejtesise Tirane

Gjykata e Durresit

Condor Center

Kompleksi Lugano

Qendra Spitalore Nene Tereza

Porti Durres

Akademia e rendit Sauk Tirane

Fakulteti i Ekonomise Korce

Fakulteti i Shkencave Mjekesore Tirane

Objekt ne ish bllokun udheheqes Durres

Pallat ne Linze Tirane

Pallat te Liqeni Tirane

Papafingo ne shtepi private Berat

Vetrata te Liqeni i Thate Tirane

Vile ne Selite Tirane

Mbyllje tavanore me kupole xhami 320 m2. Bussines Center PAJTON

Pajtoni center Dyer xhami automatike

Pvc Salamander dhe grila Persiane

Restorant Detari

Punime Green Coast

Godine 21 dhjetori
Projekte

Green Coast
Partnere










Video
Fero Line shpk,Alfae shpk,Feroline,Alfa-e shpk