Shfaq kontaktet
Fork Lift Albania
Shfaq kontaktet
Adresa: Rruga Industriale, Bërxullë, Vorë, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi

FORK–LIFT ALBANIA është krijuar më 18 shkurt 2009, duke filluar aktivitetin e saj si person fizik. Kompania është krijuar dhe ideuar nga z. Bashkim Madani, i cili është specializuar në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj në Itali. Falë punës së vazhdueshme, kompania është rritur duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh, përfshirë tipe të ndryshme pirunjsh, mbështetje teknike pas shitjes, transpaleta, pirunj me qira, bateri dhe pjesë këmbimi. Fork–Lift Albania ofron mbështetje të plotë teknike për klientët e saj, të cilët konsiderohen potencialë në tregun shqiptar.
Fork–Lift Albania është gjithashtu oficinë e autorizuar nga Califano & OM Still.

Që nga krijimi i kompanisë, qëllimi fillestar ka qenë ofrimi i shërbimit të riparimit të pirunjve për klientët në zonën e Tiranës. Me kalimin e kohës, duke vëzhguar nevojat e tregut dhe të kompanive për mjete gjithnjë e më të specializuara, siç janë pirunjtë, kemi zgjeruar aktivitetin duke ofruar edhe shitjen dhe dhënien e tyre me qira, si dhe duke e shtrirë shërbimin tonë në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Shitja e produkteve tona shoqërohet me mbështetje teknike dhe garanci, në varësi të llojit të produktit apo shërbimit të ofruar.

Çfarë ofron

Kompania FORK–LIFT ALBANIA është përfaqësuese ekskluzive e CESAB për Shqipërinë për pirunj të rinj. Ajo tregton dhe shet një gamë të gjerë pirunjsh, ndërsa funksionon si një servis universal për të gjitha markat më të njohura në treg.
Produktet dhe shërbimet që ofron:
• Pirunj me naftë
• Pirunj me gas (GPL)
• Pirunj elektrik
• Bateri traksioni
• Transpaleta elektrike
• Transpaletë manuale
• Dhënie me qira e pirunjve
• Pjesë këmbimi të ndryshme, të standardeve të Komunitetit Europian

Meqenëse pirunjtë janë mjete teknike të pazëvendësueshme për kompanitë që kanë mallra për t’i lëvizur në magazina apo për të transportuar materiale të shumta, ne përpiqemi të ofrojmë shërbim në kohë rekord, pa ndërprerë punën e klientëve dhe me çmime konkurruese.
Në ofrimin e shërbimeve, kompania ka në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme lëvizëse: 3 mjete, një autoveturë dhe 2 furgonë të pajisur me ofiçinë lëvizëse, si edhe një karrotrec për transportimin e pirunjve në rastet kur defekti nuk mund të riparohet në ambientet e klientit.

Shërbime

Sherbime me karrotrec per pirunj

Piruna te perdorur dhe piruna me qera

Riparime pirunash

Transpaleta per magazinim

Servis pirunash

Pjese kembimi per pirunj

Oficine e autorizuar OM Still

Pjese kembimi per Piruna Still, OM, Cesab

Piruna me qera Still

Piruna me gaz Still

Pjese nderrimi per piruna

Piruna elektrik Linde Frontal Disel

Piruna elektrik per pesha te renda

Piruna elektrik te balancuar me 3 rrota

Piruna ne shitje

Piruna Linde Diezel

Piruna me qera

Shitje pirunash

Transpaleta elektrike per magazina

Bateri tracioni e markes Enexa

Bateri piruni Ital-Gjermane Enexa Exide

Goma per pirune STILL

Kuzhineta piruni

Pompa uji per pirune Toyota

Piruna retratile elektrik. FMX 14-16-18-20 kv
Partnere






