
NK Furniture

Adresa: Rruga Alba Trans, Prush, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
NK Furniture filloi udhëtimin e saj në vitin 2008 me qëllim që të bëhet një pikë referimi në lidhje me dekorimin e brendshëm të mobiljeve të ndryshme. Kjo ide na udhëhoqi që të arrijmë drejt suksesit , duke bërë që të jemi pjesë e tregut në mënyrë që të plotësojmë atë pjesë shërbimi që mungonte në tregun shqiptar. Nk furniture ka sjellë markat më të njohura ndërkombëtare në Shqipëri. Në ditët e sotme, Nk Furniture numëron 3 showroom-e, në Tiranë duke u ofruar klientëve një gamë të gjerë produktesh si: mekanizma për hapjen e kapakëve të mobiljeve, doreza dyersh, doreza kuzhinash, shina për sirtarët, sistem skorevel për dollapët, mentesha,ashensorë dollapi,vida lih lin, bazamente tavolinash ,syprina tavolinash, profile te ndryshme ,aspirator, xogla+alzatina, borde, rimeso, kosha vaji në disa përmasa, kosha plerash, këmbë të masave të ndryshme,piston,varse portmontoje,mbajtëse sergjeni, mbajte-se xhamash,brava xhamash e plot aksesorë ndihmës për krijimin e mobiljeve tuaja. Gjithashtu disponojmë edhe një repart prodhimi Hapja e parë e ekspozitës tonë solli në tregun shqiptar markat e mirënjohura si Salice, Tece, Etir, Nobel, Zavinna, etj te importuara nga vendet me te zhvilluara si Italia, Kina, Turqia, Gjermania ej.
Dëshira për të ecur dhe treguar që ne jemi me ju vazhdon.
Misioni ynë, është shtëpia juaj.Udhëtoni me ne për një mobilim perfekt të mobiljes tuaj!
Filiali 1: Rr. Siri Kodra (ish frigoriferi metalik); Tel: +355 67 20 30 167
Filiali 2: Rruga Muhamed Gjollesha ; Tel: +355 67 20 30 168
Çfarë ofron
Disponojmë 3000 artikuj të ndryshëm qe ju vijnë në ndihmë për të krijuar dhe arreduar mobiljet tuaja .Por puna e nisur në vitin 2008 nuk do të ndalet atje, pasi tregu po kërkon shembullin që ne sjellim në treg jetëgjatësi dhe cilësi. Vit pas viti Nk Furniture vetem është zgjeruar e konsoliduar dhe jemi bërë një nga bizneset me veprimtarinë më të kërkuar në treg. Etika e biznesit, përgjegjësia sociale dhe ndërpersonale , integriteti dhe menaxhimi i integruar e kanë bërë që Nk furniture të jetë një lider në tregun e sotëm, duke u bërë si destinacioni më i kërkuar nga klientë tanë.
Nk Furniture ka si fokus parësor klientët e saj duke u ofruar atyre një shërbim të nivelit të lartë, të kombinuar me konsulentët e shitjes ku japin të gjith vemëndjen e duhur që ata të jenë sa më të kompletuar për të arritur idetë e tyre. Fokusi i këtyre dy komponentëve është në shërbimin e klientit. Ne dëgjojmë atë që dëshirojnë klientët tanë, bazuar në atë cka ne ofrojmë. Konsulentët e shitjes janë gjithmonë duke u përpjekur për të përmbushur idenë fillestare të klientëve me aksesorë më të fundit për mjedisin në të cilin jetojnë. Ne duam të bëjmë çdo klient të lumtur kështu që ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh duke filluar nga kosto të ulët në produktet më cilësore.
Shërbime

Aksesore per kapake

Shina SALICE

Sisteme bortoluzzi

Kembe metalike per mobilje

Doreza moderne

Doreza klasike

Doreza dyersh

Doreza mobilerie per femije

Brava sirtaresh

Aksesore tavolinash

Aksesore SALICE per mobileri

Aksesore per xhama

Mentesha SALICE

Aksesore per mobilje kuzhine

Aksesore krevati

Aksesore dollapi

Vida per mobilje

Varese rrobash per mobilje

Tenie rimeso

Shina per tavolina me hapje

Profile alumini per mobileri

Pistona per mentesha

Mentesha per mobileri

Mentesha kapakesh

Kembe plastike mobiljesh

Doreza metalike me shkelqim per sirtare

Doreza per kuzhina gatimi klasike

Doreza per mobilje klasike

Doreza te personalizuara per mobilje

Varese peshqiri per tualete
Katalogu


Partnere








Video