VEGA shpk
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Km.0 Tirane, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi
VEGA SHPK u themelua në vitin 1999 si një kompani me aktivitet në fushën e ndërtimeve civile, për t’u zgjeruar më pas në të gjithë sektorin e ndërtimit. VEGA do të thotë: Vullnet, Energji, Garanci dhe Arritje! Për kompaninë është i rëndësishëm kombinimi i integritetit, i punës së palodhur, profesionalizmit, me qëllim që të krijohet mundësia e një jete më cilësore. Vitet e experiencës kanë treguar se atë çfarë ne më parë e quanim ëndërr, sot janë projekte në ekzekutim.
Misioni i kompanisë VEGA shpk ka qënë dhe ende është, investimi i vazhdueshëm në industrinë e ndërtimit dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit në vend, gjithashtu investimi në ekipin dhe bashkëpuntorët. VEGA shpk ka si qëllim të japë kontribut për të rritur eksportet në Shqipëri dhe të krijojë një nga kompanitë më të mëdha që operon në industrinë e ndërtimit, me qëllimin për tu bërë e mirënjohur edhe në rajonin e Ballkanit. Pjesëmarrja në realizimin e investimeve publike të financuara nga organizatat ndërkombëtare dhe Qeveria Shqiptare ka bërë që kompania të ketë një pjesëmarrje aktive në rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Shqipërisë.
Çfarë ofron
Kompania VEGA, si grup ndërtimi është e specializuar në projektim, prodhim të lëndëve të para për ndërtim, transport tokësor dhe detar, import dhe tregti të materialeve dhe produkteve të ndërtimit, ndërtime civile dhe industriale, ndërtime private dhe publike.
- Impiante Prodhimi Inertesh
- Impiante Prodhimi Betoni
- Impiante Prodhimi Asfalti
Qëllimi bazë i kompanisë Vega në çdo projekt është mbrojtja e punonjësve të saj dhe mbrojtja e mjedisit. Kompania ka një sigurim të lartë teknik dhe oficerë sigurie në çdo kantier punimi, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kontrollin e sigurisë sipas rregullave ligjore shqiptare. VEGA ka një Politikë mbi shëndetin, sigurinë, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm (HSE & SD) dhe sistemin e menaxhimit e cila duhet të zbatohet në të gjithë sektorët .
Qëllimi i kësaj politike është:
• Mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të shoqerisë Vega.
• Mbrojtja e mjedisit dhe parandalimin e ndotjeve.
• Mbrojtja e interesave të komuniteteve lokale fqinje.
• Arritja e përdorimit efikas të materialeve dhe energjisë .
• Menaxhimi i HSE & SD si çdo veprimtari tjetër kritike biznesi.
• Krijimi i një kulturë në të cilën VEGA, kontraktorët dhe punonjësit e saj të inkurajohen për të ndarë angazhimin tonë për HSE & SD në punë dhe në shtëpi.
• Luajtja e rolit si udhëheqës në promovimin e praktikave më të mira në ndërtim.
• Minimizimi i pergjegjësive potenciale afatgjata.
• Zbatimi i përgjegjshmërisë individuale në përputhje me kërkesat e HSE & SD, MS.
• Ti japë të drejtë punonjësve për të filluar punën vetëm kur kushtet janë të sigurta dhe për të ndaluar punën kur kushtet janë të pasigurta.
Shërbime
Mjete Transporti
Mjete te Renda
Mjete ngritese
Makineri ndertimi
Pompa dhe betoniere
Impianti i Asfaltit
Gurore Tepelene
Gurore Kruje
Impianti i Betonit Kukes
Impianti i Betonit Fan
Punime Civile dhe Hidrocentrale
Ndertime Detare
Ndertime Infrastrukturore
Emergjenca Civile dhe Sponsorizime
Shitje betoni dhe inerte
Impiante prodhimi asfalti Tepelene
Impiante prodhimi inertesh Tepelene
Impiante prodhimi inertesh Rreshen
Impiante prodhimi inertesh Kukes
Impiante prodhimi inertesh Kruje
Impiante prodhimi betoni Tirane
Impiante prodhimi betoni Rreshen
Impiante prodhimi betoni Rreps
Impiante prodhimi betoni Kukes
Impiante prodhimi betoni Fan
Derdhje betoni
Emergjenca Civile
Ndertime portuale
Projekte Rezidenciale, Presidenca
Punime hidrocentrale
Katalogu
Historiku
Vega Construction Group shpk është themeluar nga Z.Aleksandër Gavoçi, i cili kishte pasur me përpara eksperienca në aktivitete të tjera private, vendosi të themelojë një kompani ndërtimi të quajtur VEGA. Fabrikat nga të cilat kompania importon, garantojnë cilësi 15 vjecare të produkteve. Duke u bazuar në ndryshimet e vrullshme, në fillimet e saj, viti 1999, kompania ishte kryesisht e përqëndruar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Më vonë, u ngritën kompanitë mbështetëse, të tilla si Shkodra-Beton e specializuar në prodhimin e betonit, elemente të parafabrikuara betoni, dhe Shkodra-Inert e specializuar në prodhimin e inerteve të gurit, çakëll, stabilizant, rërë, aktivitet transporti etj. Si rezultat i niveleve të larta të prodhimit të biznesit, Vega u bë pjesëtare e grupeve të kompanive më të mëdha në vitin 2001.
Aktiviteti i saj fiskal është nën juridiksionin e Dretjorisë së Tatimpaguesve VIP. Kompania është gjithashtu anëtare e Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë, Dhomës së Tregtisë Tiranë, Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dhomës Britanike të Tregtisë, dhe Dhomës Shqipëtare – Greke të Tregtisë dhe Dhomës Gjermane të Tregtisë. Vega shpk e ka zgjeruar aktivitetin në disa qytete të Shqipërisë, si Durrës, Tepelenë, Sarandë, Gramsh, Shëngjin, Laç, Rrëshen, Shkodër, Kukës, duke u shtrirë në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha zonat e vendit. Gjithashtu, VEGA ka zyrën e saj të Përfaqësisë në Turqi, e cila mbështet aktivitetin e import-eksportit.
Punë të kryera
Rezidenciale, Presidenca
Terminali i Trageteve Durre
Terminali i Nenprodukteve te Naftes, Porto Romano
Seksioni Rrugor Dames-Tepelene; Koridorri Veri-Jug
Rruget e Aksesit Banje, Hidrocentrali
Kompleksi Rezidencial Apollonia
Kalata 10 ML270 Porti Durres
Rruga Nacionale Sarande-Konispol
Paviment aeroportual, Aeroporti Nderkombetar Nene Tereza
HPP Shkalle Cerruje
Ndertimi i Hidrocentraleve te Peshqesh,Ura Fanit dhe te Fangut
Objekt Banimi ne Rr.Don Bosko,Tirane
Kompleksi Rezidencial Apollonia
Ndertimi i Terminalit te Kruizerave, Porti Sarande
Ndertimi I Doganes Morine, Kukes
Ndertimi I Rruges se Doganes dhe Rrugeve te Fshtatit Shishtave
Ndertimi I Godines se Infosoftit
Ndertimi I Godines se Forcave Renea
Autostrada ne rrugen Kukes -Morine Loti 1
Autostrada ne rrugen -Kukes Morine Loti
Kalata ML120 Porti Shengjin
Kantjer Durres
Punime pas termetit
Rruga e Kukesit
Ndertimi i rruges Milot - Fushe Kruje
Seksioni rrugor Dames - Tepelene
Stabilizim rreshqitjeje i trasese rrugore Kukes Morine
Projekte
Pallati Shkodra Beton
Pallati Shengjin
Pallati Shkodra Beton 2
Objekt Banimi dhe Sherbimesh 2-4-8-9 Kate dhe 2 Kate Nentoke
Objekte Banimi Tip Vile 2 Kate + Garazh, Dajt, Tirane
Objekte Banimi dhe Sherbimesh 7-9 Kate dhe 1 Kat Nentoke
Objekt Banimi dhe Sherbimi, Apollonia 2, Durres
Objekt Banimi dhe Sherbimesh 2-4-9 dhe 2 Kate Nentoke, Tirane
Objekt Banimi dhe Sherbimesh 4-5-6 ne rrugen Rr Mihal Grameno
Video
Certifikime
Çertifikatë përputhshmërie me ISO 9001:2008 standardi n. Q-1237-12
Qëllimi: “Ndërtim dhe rehabilitim i objekteve civile dhe idustriale, infrastrukturë rrugore, ura, sisteme e rrjete uji dhe kanalizime. Tregëtim të skrapit të hekurit. Prodhim dhe shitje të materialeve të betonit dhe inerteve”
Çertifikuar nga QUALITY CERTIFICATION BUREAU ITALIABUREAU VERITAS
Sistemi i Menaxhimit sipas EN ISO 14001:2004
Qëllimi: “blerje dhe grumbullim të materialeve skrap, prodhimi i betonit dhe materialeve inerte, dhe ndërtimi i objekteve civile dhe industriale”
Çertifikuar nga TUV AUSTRIA Cert
Pavarësisht se Grupi VEGA ka marr disa cmime, si ato të cituara më poshtë, ne jemi shumë të nderuar që puna dhe përkushtimi ynë njihen dhe pranohen çdo ditë nga klientët dhe partnerët tanë.
2011: VEGA ka marr çmimin “Projekti Publik i Vitit”, lëshuar gjatë organizimit të Real Estate Aëards 2011, Realex Shqipëri 2011
2009: Shkodra Beton (pjesë e Grupit VEGA) ka marr çmimin “Kurora Ndërkombëtare e Cilësisë, Kategoria e Artë”, lëshuar gjatë organizimit të BID (Business Initiative Directions), Konventa e 21 Ndërkombëtare e Cilësisë, Londër 2009
2008: VEGA ka marr çmimin BIZNESI MË I MIRË SHQIPËTAR 2008, i lëshuar gjate organizimit të Dhomave Britanike të Tregëtisë,Shtëpia e Lordëve, Londër 2008.
2007: Shkodra Beton (pjesë e Grupit VEGA) ka marr çmimin ndërkombëtar për “Angazhimin në Cilësi (ËQC) International Star” i lëshuar gjate organizimit të BID (Business Initiative Directions) Konventa e 20 Ndërkombëtare e Cilësisë, Londër 2007.