
Kaleshi@ shpk

Adresa:Autostrada Tirane - Durres km 12, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur firma Kaleshi @ shpk, me seli në Përmet, qytetin e luleve, nisi rrugëtimin e saj. Në ato vite të trishtë, kur njerëzit kishin nevojë për bukë e ujë, kur uria për bukë, ujë e liria ishte jetike, të merreshe me lulet ishte një aventurë. Dhe aventura nisi. Me shpresë si ngutje për të kapur një ëndërr që vinte nga Qyteti i Luleve, që vinte nga parvazi i ballkonit të çdo amvise shqiptare, në të cilat nuk mungonin ato poçe balte me ngjyrë të kuqerremtë, të mbjella me lule që i jepnin jetë jetës së shqiptarëve, i jepnin dritë dhe gëzim trishtimit të jetës.
Kaleshi @ shpk fillimisht ishte si një farë e ndrojtur e hedhur në një tokë të tharë. Me durim, punë dhe dashuri, ajo çeli sythet e para, u rrit dhe u shumua dhe pak nga pak “u mboll” pothuaj në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë sot, firma lider në kultivimin, tregtimin dhe importin me shumicë e pakicë të luleve, pemëve dekorative dhe aksesorëve të tjerë që e bëjnë jetën më të gjelbër, që e çojnë jetën më pranë natyrës. Puna jonë fillon këtu, por nuk mbaron këtu, sepse i afrojmë klientëve edhe shërbimin e vazhdueshëm dhe të përhershëm për çfarë porosi tek ne. Në një marrëdhënie besimi reciprok, shërbese dhe miqësie. Sepse motoja jonë është: “Pranverë në çdo stinë”! Edhe në vitin e mbrapshtë 97’, atëherë kur armët dolën në rrugë dhe marrëzia u bë mbret i rrugëve të Shqipërisë, Kaleshi @ shpk e vazhdoi aktivitetin e tij me lule. Shumë nga buqetat që qytetarë që kërkonin paqe i hidhnin mbi mjetet e blinduara, vinin nga firma jonë.
Nga lindja deri në vdekje, në maternitete ku dëgjohet e qara e parë e foshnjave e deri në varreza ku përcillen të ndjerët në amëshim, në dasma e gëzime, në këngë e në vaj, Kaleshi @ shpk u bë bashkudhëtar i qytetarëve me lule që gëzojnë dhe lule që ngushëllojnë. Dy dekada më pas, firma Kaleshi @ shpk, është shndërruar në furnizuesin e parë dhe kryesor në vend për tregtarët e shumicës dhe pakicës në vend duke qenë kështu, e pranishme në pothuaj çdo shtëpi shqiptare.
Çfarë ofron
Kaleshi shpk, firma lider në kultivimin, tregtimin dhe importin me shumicë e pakicë të luleve, pemëve dekorative dhe aksesorëve të tjerë për ambjente të gjelbëruara dhe plot jetë.
Tek ne do të gjeni:
Lule & bimë dekorative
- Lule dhe bimë dekorative për ambjente të brendshme, të jashtme, ballkone dhe parvaze.
Aksesorë të ndryshëm
- Vazo të ndryshme lulesh për lokale, shtëpi dhe shitje për dekorimin e parvazeve dhe ballkoneve.
Mirëmbajtje zonash të gjelbërta
- Projektim, mirëmbajtje dhe realizim gjelbërimi për lulishte, parqe dhe rrugë.
Shërbime

Arredim urban, Kompani Gjelberimi

Dyqan lulesh, pemesh

Dyqan lulesh

Fara per tapet bari

Lule dekorative per ballkon

Lule dhe bime per ambjente te brendshme

Lule natyrale dekorative

Lule per parvaze

Lule sezonale

Mbjellje bari

Mirembajtje e siperfaqeve te gjelberuara

Mirembajtje lulishtesh

Peme dekorative per rruge

Peme dekorative ulliri

Peme ne shitje

Projektim dhe realizim gjelberim

Rregullim, mirembajtje parqesh dhe lulishtesh

Sherbime gjelberimi

Shtrim tapete bari

Tapet bari per shtepi

Tapete bari natyrale

Tapete bari per lulishte, oborre

Vazo lulesh per lokale

Vazo lulesh per shtepi

Vazo lulesh ne shitje

Lule dhe bime te brendshme

Mbjellje pemesh dhe lulesh ne parqe dhe lulishte

Mirembajtje Siperfaqesh Urbane

Peme dekorative shume vjecare

Projektim dhe zbatim i lulishteve

Bredha ne shitje me shumice

Kultivim i luleve natyrale

Lule dekorative per verande

Tregtimin dhe importin me shumice pakice te luleve

Vazo te ndryshme lulesh per lokale
Historiku
Tirana?
E mbani mend projektin e lulishtes Mini Amsterdam në krah të Bankës së Shqipërisë? Ishte një projekt i ideuar dhe zbatuar nga firma Kaleshi @ shpk.
I shihni çdo ditë rrapet e rinj të mbjellë anës lumit Lana, Kumbullat e kuqe në rrugën e Kavajës, ligustrat në Bulevardin Zogu i Parë dhe shumëkund gjetkë, në banesa, vila private, në restorante dhe godina administrative, në televizione dhe në emisionet më të ndjekura nga shqiptarët, të gjitha ato kanë qenë punë të kryera me dashuri, shpesh edhe në formën e dhuratës për qytetin e Tiranës nga firma Kaleshi @ shpk.
Durrësi?
Po Manjolat, Kumbullat e Kuqe në akset kryesore të qytetit të Durrësit, hotelet dhe restorantet e panumërt që mbajnë markën Kaleshi@shpk, i keni parë?
Elbasani?
Dora e Kaleshi@shpk gjendet që në qendrën e qytetit, në disa nga komplekset më të njohur të qytetit dhe restorantet e hotelet kryesorë të tij.
Fieri?
I gjithë gjelbërimi i unazës së Fierit është një projekt i realizuar nga Kaleshi@shpk.
Berati?
Rruga në hyrje të qytetit të Beratit është e gjelbër. Edhe ajo është një vepër e bërë me dashuri e pasion nga Kaleshi@shpk.
Saranda?
Në qytetin e detit me të kaltër të thellë, Kaleshi@shpk ka dhënë gjelbërim në gjithë segmentin nga Hotel Butrinti e deri në qytetin antik të Butrintit.
Përmeti?
Eshtë dashuria e madhe. Kumbulla të Kuqe, Manjolat me gjelbërim të përhershëm janë ofruar nga Kaleshi@shpk.
E po kështu, edhe në dhjetra e dhjetra komuna, anës rrugëve nacionale e atyre rurale, kudo gjendet dhe ka hedhur rrënjë e gjelbërim Kaleshi@shpk.
Janë me dhjetra institucionet qëndrore dhe lokale që kanë bashkëpunuar dhe kanë besuar tek Kaleshi@shpk. Lulet dhe pemët e kultivuara nga Kaleshi@shpk i gjen në ambientet e institucionit të Presidentit të Republikës, në ministrinë e Brendshme, në ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve, në ministrinë e Mjedisit.
Në Televizionet TV Klan, Ora News, Vizion Plus, Kaleshi @ shpk ka lënë gjurmën e tij të blertë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Taksave, Drejtoria e Parandalimit e Pastrimit të Parave të Pista, Qendra e Prodhimit të kartave të Identitetit, Qendra e Azilantëve, Qendra e Viktimave të Trafikut, janë gjithashtu disa nga projektet e ideuara dhe të zbatuara nga firma jonë.
Një numër jashtëzakonisht i madh biznesesh private kanë bashkëpunuar gjithashtu me Kaleshi @ shpk, kompani si Salillari, Neranxi e Besi, kanë besuar tek ne.
Me qindra vila banimi, lokale, hotele dhe ambiente të tjera, në çdo skaj të Shqipërisë, janë gjelbëruar nga Kaleshi @ shpk ndër vite duke krijuar një marrëdhënie besimi reciprok.
Në konkurset e bukurisë, në shfaqje teatrore, në koncerte, Kaleshi @ shpk ka afruar ngjyra dhe aroma.
Do ta gjeni gjurmën e Kaleshi @ shpk edhe në Universitetin Evropian të Tiranës, në Universitetin Kristal, rezidencën dhe kampusin e tij, Universitetin Polis, Fakultetin Ekonomik; do ta gjeni në një numër shkollash dhe kopshtesh;
Dhe ky, edhe mbas dy dekadash aktivitet, është sërish vetëm fillimi sepse Kaleshi @ shpk vazhdon të punojë me të njëjtin pasion dhe dashuri si në fillim të veprimtarisë së tij me moton: “Pranverë në çdo stinë”!
Kaleshi @ shpk është sponsorizuesi i ekipit të futbollit të Përmetit që nga viti 2000 dhe ka hapur televizionin lokal TV Përmeti.
Punë të kryera

Gjelberim per parqe publike

Kopesht me lule te ndryshme

Kopesht per shtepi private

Kopesht me peme

Kopshte me bime dhe peme te gjelberta

Kopshte te realizuara me gjelberim

Lulishte te projektura per gjelberim

Lumi Lana ne Tirane

Park ne Tirane

Park per qytete te gjelberuar

Peme per parqe shlodhese

Peme anesore per rruge

Qendra qyteti te gjelberuara

Qendra te gjelberuara me peme dhe bime natyrale

Real Skampis Elbasan

Realizim parku ne qytete

Zona te gjelberuara me bime

Lulishte te realizuara

Lule per zbukurime ambjenti
Partnere





