
ENPI Transmission & Distribution Lines

Adresa: Rruga David Selenica, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
ENPI shpk - është një kompani me përvojë, e specializuar në projektim, montim dhe në tregtinë e një game të gjerë të materialeve dhe pajisjeve elektrike, për të ofruar zgjidhje të kompletuar në linjat e shpërndarjes dhe të transmetimit. Aktiviteti ynë është përqëndruar në Shqipëri, me një prani të fuqishme në sektorin e energjitikës dhe së fundmi në projektet e energjisë së rinovueshme, por kemi eksperiencë të mirë edhe në furnizimin e tregjeve të tjera në rajon.
ENPI shpk është e mirënjohur për cilësinë e produkteve që ofron, produkte e materiale të cilat i përmbahen standardeve të larta të cilësisë, me çmime tepër konkuruese, duke ruajtur të njëjtat vlera, të njëjtin përkushtim dhe konsistencë për 20 vjet. Filozofia jonë është t’u shërbejmë klientëve tanë me produkte me vlerë dhe shumë rezistentë, me shumë korrektësi. Kjo filozofi na ka ndihmuar të ndërtojmë një biznes të qëndrueshëm dhe të krijojmë marrëdhënie afatgjata me partnerët tanë të biznesit.
ENPI është distributor zyrtar në Shqipëri i disa nga prodhuesve më të mëdhenj të këtij sektori. Fabrikat e tyre kanë kapacitete të larta prodhimi dhe janë të paisura me laboratore testimi me teknologji të avancuar, ku kryen vazhdimisht teste për zhvillimin e produkteve. Vizioni i kompanisë është të ruajë pozitën e saj si partner biznesi i besueshëm dhe të zgjerojë më tej aktivitetin, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet e industrisë.
RRETH CILËSISË
Të gjithë tipet e kabllove prodhohen me materialin më të mirë, me makineritë më të avancuara dhe sipas specifikimeve teknike të kabllit. Cilësia e produktit testohet në çdo fazë të prodhimit dhe kështu cilësia e kabllove mbahet nën kontroll. Kabllot janë të paketuar në mbajtës druri sipas standardeve ndërkombëtare të transportit. Lidhjet plotësisht të automatizuara me departamentet e ndryshme brenda kompanisë sonë na mundësojnë të punojmë shpejt dhe me efikasitet, gjë që është e rëndësishme për secilin nga klientët tanë. Falë fleksibilitetit tonë, ne kursejmë kohë dhe sigurojmë një shërbim të shpejtë. Ne dorëzojmë gjithmonë në kohë! Mund të mbështeteni tek ne! Ne disponojmë çertifikata të pajtueshmërisë për të gjithë kabllot. Të gjithë kabllot që kemi në gjëndje janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Çfarë ofron
Materialet dhe pajisjet e ENPI shpk shiten në Evropë e më gjerë, si dhe instalohen në nënstacione, linja transmetimi dhe shpërndarje, plantacione të energjisë së rinovueshme (HEC, TEC, mullinj të erës, impiante fotovoltaike), aeroporte, linja hekurudhore, spitale dhe ambiente industriale e rezidenciale.
KOMPANIA OFRON:
- Transformatorë të thatë me resinë.
- Transformatorë të vecantë.
- Transformatorë hermetikë.
- Transformatorë të tipit konservator.
PANELE ME TEKNOLOGJINE HJT
Distributor ekskluziv i kompanisë MySolar për tregun shqiptar. Sjell teknologjinë ‘HJT’ - Panele fotovoltaike me performancë të lartë edhe në hije.
- Performanca më e lartë e paneleve fotovoltaike duke aplikuar risitë më të fundit të teknologjisë.
- Prodhim deri në 710Wp
- Efiçencë deri në 22.86%
- 50% më shumë prodhim në hije
- Panelet bifaciale HJT kanë deri në 85% bifacialitet. Ka 25.5% më shumë rendiment energjie
- 30 vjet garanci Produkti dhe Performance
- Degradimi ne vitin e pare 1%
- Rezistent ndaj kripës & amoniakut
- Testuar sipas standardeve më rigoroze të qëndrueshmërisë në industri
PRODUKTET E ÇELAVE
Ofrojmë ÇELA si më poshtë, në saj të pajisjeve të teknologjisë së fundit me kapacitete të mëdha prodhimi:
- Tension i mesëm, te tipit MODULAR ose RMU, me karrocë të lëvizshme, me ajër të izoluar ose gas SF6.
- Të gjithë llojet e paneleve TU duke përfshirë automatizimin dhe panelet Scada.
- Kioska metalike, kioska betoni, kioska/ nënstacione të tipit të vecantë.
- Nënstacione të lëvizshme TL- TL, TL- TM, TM-TM dhe TM- TU.
- Çelësa me vakum dhe ndarës për linjat e sistemeve hekurudhore.
Partnerët tanë ofrojnë vazhdimisht projekte novatore të një cilësie të lartë për klientët tanë që operojnë në industri të ndryshme. Për më tepër, partnerët tanë kryejnë të gjitha tipet e testeve për pajisjet me tension nominal prej 245kV (deri në 1200kV BIL dhe 500kV me frekuencë të fuqisë) në laborator për testimin e tensionit.
GJENERATORË ME NAFTË
Ofrojmë gjeneratorë me motor të markave me famë botërore, si: Perkins, Volvo, Cummins, Tumosan, Ricardo, Iveco etj.
SHKARKUES
Shkarkues të tipit gapless zinc-oxide, shërben të devijojë tensionin impulsiv të shaktuar nga vetëtimat dhe nga mbitensionet e komutimit. Të dizenjuar për një rrymë nominale shkarkimi nga 3.3kV deri në 1200kV. Ofrojnë një mbrojtje të shkëlqyer.
ÇELËS (CIRCUIT BREAKER) ME GAZ
24 KV - 765 KV: Produkti vjen me pajisje sigurie të kompletuar. Eshtë shumë i besueshëm dhe i përshtashëm për lartësi deri në 2000m pa luhatje.
- Transformatorë instrumental tm / tl
- Transformatorë rryme
- Transformatorë tensioni induktivë
- Transformatorë tensioni kapacitiv
- Transformatorë të brendshëm epoxy me resinë
- Transformatorë të jashtëm epoxy me resinë
- Ups
- Stabilizatorë
- Radrizatorë
- Inverter konvertorë bateri
- Konstruksione
- Metalike të Zinkuara
- Nënstacione deri në 420 kV
- Linja transmetimi deri në 500 kV
- Struktura metalike për panele diellore
PAJISJE DHE AKSESORË PËR LINJA FUQIE TRANSMETIMI
- Vargje ndërmjetëse dhe tërheqëse për përcjellës të zhveshur
- Vargje ndërmjetëse dhe tërheqëse për përcjellës tokëzimi, OPGW dhe ADSS
- Aksesorë: Konektorë, Demfer, Bashkues Përcjellësi, etj
- Konektorë dhe morseteri për nënstacione me kapacitet deri në 500 kV
- Pajisje dhe morseteri për linjat hekurudhore
- Pajisje për shtrirjen e kabllit
TENSION I ULËT
- Kapikorda, Gilëza
- Aksesorë për linja TU deri në 1kV
- Aksesorë për kabllo TU ABC dhe tipe të tjerë kabllo
- Aksesorë për kabllo ADSS dhe telekomunikacioni
- Konektorë bashkues
- Mufte ( bashkues kablli) TU me Termo Tkurrje
- Terminale ( koka kablli) TU me Termo Tkurrje
- Mufte ( bashkues kablli) me Xhel dhe Resinë
TENSION I MESËM DHE I LARTË
- Mufte ( bashkuese kablli) për kabllo TM dhe TL
- Mufte ( bashkuese kablli) dhe terminale për përdorim në plantacione të Energjisë së Rinovueshme dhe në mullinjtë e erës
Shërbime

Konektore

Bazamente per siguresa

Bokse per matesa elektrik

Buloneri

Pajisje per shtrirjen e kabllit

Gjeneratore

Izolatore per transformator

Izolatore per transformatore,shtylla,babina elektrike

Kabllo ABC

Kabllo elektrike per tension te mesem

Kabllo elektrike per tension te ulet

Kabllo elektrike per voltazhin e larte

Kabuj elektrike per tension te larte

Kapikorda per shitje me shumice

Kapikorda

Materiale per tensionin e mesem

Morseta kablli Al Al

Transformator me vaj

Tuba pvc izolues

UPS

Aksesore per kabllo TU, ABC, ADSS dhe Telekomunikacioni

Izolatore porcelani, qelqi dhe silikoni

Kabina elektrike

Materiale per tensionin e larte

Ndertim linjash te tensionit te larte dhe te ulet

Shkarkues nga mbitensionet e kushteve natyrore

Pajisje dhe aksesore per linja fuqie transmetimi

Trasmetues ose percjelles celiku

Koka kablli

Bashkues izolatori

Gilza kabulli

Stabilizatore, konvertore dhe bateri

Celes me gaz 24 KV - 765 KV

Ndares te brendshem dhe te jashtem 12-36 KV

Siguresa TU-TL

Panele fotovoltaike HJT

Panele fotovoltaike me garanci nga 25-30 vjet

Panele fotovoltaike me nje dhe dy faqe

Panele fotovoltaike SHINGLED

Struktura per panele fotovoltaike
Katalogu

Punë të kryera

Transformator fuqie BETA

Transformator fuqie

Izolatore per nenstacion elektrik

Kuadro elektrike

Linje shperndarje energjie

Transformator per nenstacion elektrike

Transformatore per kabine elektike












Banja, Statkraft

Burgu Fier, Shqiperi

Burgu i Recit, Shkoder

Devoll Hydropower

Green Coast Resort

Loro Borici Stadium

Tirana International Airport

Vodafone Albania
Partnere









Pjesemarrje ne panair
Certifikime