
Weiss Profil Albania

Adresa: Rruga e Kavajes, Ish-Misto Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi
Weiss Profil Albania shpk operon në tregun Shqiptar qe prej vitit 2009 si pjesë e kompanisë Weiss Profil në Bullgari. Kompania është e fokusuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të profileve të aluminit, profileve plastike, aksesorëve, etj. Krijimi i kompanisë Weiss Profil Albania erdhi si rrjedhojë e natyrshme e përvojës dhe eksperiencës së gjatë në shumë shtete të Europës. Weiss Profil Albania është sinonim i cilësisë superiore në sektorin e profileve, e specializuar për të ofruar zgjidhje fleksible dhe ideale për çdo strukturë, duke respektuar projektin dhe veçoritë e tij. Faktor i rëndësishëm në produktet e Weiss Profil është lidhja me arritjet e fundit shkencore.
Weiss Profil është një markë e njohur në tregun ndërkombëtar. Prodhimet e saj janë të pranishme në tregun rumun, me tre magazina në qytetin e Bukureshtit, Timisoara dhe Cluj dhe janë tepër të preferuara nga përdoruesit rumunë në zgjedhjen e dritareve. Weiss Profil ka zyra shitje në Serbi, Shqipëri, dhe kohët e fundit edhe në Mozambik. Produktet e saj kanë zënë vend edhe në tregjet e Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Greqisë, Ukrainës, Kroacisë, Moldavisë, Gjeorgjisë, Belgjikës, Gjermanisë, Nigerisë, Spanjës, Italisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Hungarisë, Anglisë dhe SHBA-së.
Çfarë ofron
Tashmë, Weiss Profil sjell produkte të reja dhe inovative në treg, si dhe ofron për klientët e saj shumëllojshmëri ngjyrash për profilet PVC!
Të gjitha produktet që mbajnë emrin e markës Weiss Profil, janë të një kualitetit të lartë dhe janë përshtatur me kërkesat moderne të mjedisit dhe natyrës urbane, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Sistemet e aluminit dhe PVC-së që dalin nga prodhimet e Weiss Profil përmbushin të gjitha standartet e Bashkimit Europian.
“Klienti është gjithmonë i pari”, nisur nga kjo, me qëllimin e vetëm komfortin e klientit, kompania filloi të bashkëpunojë me shkencëtarë nga UCTM (Universitetin e Kimisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë) në zhvillimin e teknologjive dhe produkteve të reja, duke përfshirë teknologjinë e prodhimit pa plumb të sistemeve të dritareve PVC, për të cilat Weiss Profil është e para kompani që e futi në tregun Bullgar, dhe më pas në atë Shqipëtar.
Për të qënë në gjëndje që të ofrojë produktet më cilësore në treg, kompania ka pajisur repartin e prodhimit me makineri të klasës më të lartë profesionale. Weiss Profil punon me pajisje të markave të tilla si "Cincinnati" (Austri), "Krauss Maffei" (Gjermani), "Technoplast" (Austri), "Greiner" (Gjermani), "Plasmek" (Itali), "Biltel" (Turqi), "Fux" (Austri). Gjithashtu kompania ka një edhe bazë shumë të mirë të pajisur më vegla pune nga marka të tilla si : "Makino" (Japoni), "Sharmilles" (Zvicër), "Rais" (Bullgari), "Aberlink" (Angli), etj.
Shërbime

Dritare alumini

Fasade strukturale

Kangjella alumini

Sisteme alumini

Profile alumini

Rrjete mizash per dyer dhe dritare

Shkume dhe silikon

Aksesore per rreshqitje dyersh dhe dritaresh

Aksesore Hendel

Brava per dyer alumini

Doreza dhe aksesor per dyer alumini

Doreza dhe aksesore per dyer PVC

Profile Alumini per dyer

Profile alumini per dritare

Profile alumini per dyer dhe dritare

Profile plastike per Dyer dhe Dritare

Sisteme alumini per dyer dritare

Sisteme PVC per dyer dritare

Fasada xhami alumini

Veshje alukobond per fasada
Katalogu


Historiku
Historia e "Weiss Profili" fillon në vitin 2003 kur kompania është themeluar. Një vit më vonë, ajo u rendit tashmë ndër kompanitë kryesore bullgare në prodhimin e profileve PVC dhe të aluminit. Misioni ynë është që të ofrojme profile PVC, alumini dhe fasada, zgjidhje praktike dhe të zgjuara të sistemeve për të gjitha llojet e ndërtesave.
Në vitet e fundit ne kemi qenë te fokusuar ne zgjerimin e tregjeve tanë, rrjedhimisht duke u bërë te njohur dhe të kërkuar jo vetëm në Bullgari, por edhe ndërkombëtarisht. Rreth 80% e prodhimit tonë është duke eksportuar në mbi 25 vende. Të aftë për të prodhuar një kapacitet vjetor prej mbi 25.000 ton.
Baza e prodhimit është e vendosur në një park në një sipërfaqe prej 14.000 metra katrore dhe ka makina moderne të teknologjisë së lartë dhe pajisje që na japin besim se ne mund ti ofrojmë klientëve sistemet tona PVC dhe alumini, dritaret dhe gjithe produktet e tjera në nivel evropian dhe me cilësi superiore.
Ekipi i "Weiss Profili" i kalon 500 persona, të cilin ne e vlerësojmë dhe nxisim të menduarit kreativ, kualifikim të lartë profesional dhe entuziazëm. Përpiqemi për krijimin e produkteve të reja dhe zgjidhje që zbatohen në prodhimin e aluminit dhe PVC dritareve. Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Kimisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë, dhe si rezultat i punës sonë shfaqen zhvillime të reja që me sukses zbatohen si për prodhimin e PVC profileve për dritare dhe sistemet e fasadës WPW 5000.
"Weiss Profil" është kompania e parë bullgare, e cila ka futur teknologjine për prodhimin e dritareve PVC me stabilizues të padëmshme pa plumb, duke marrë një qëndrim të fortë në mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit për shëndetin e klientëve tanë.
Punë të kryera

Shkolle ne Bruksel

Ndertese per zyre ne Itali

Spital, Maputo, Mozambique

Godine shkolle ne Belgjike

Godine spitali ne Belgjike

Godina azili ne Itali
















Vendosje dyer dritare per projekt ndertimi

Vendosje Dritare me Weiss Profile per godina

Shkolla profesionale Petro Sota

Qytet studenti
.jpg)
Montim porte kryesore per objekt (Porte plastike e jashtem)

Hotel ne Golem

Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit

Wp5000 Sistem

Vetrate xhami me profile Weiss

Sisteme dyersh per kompleks eventesh

Profile pvc per godine banimi

Profil alumini imitim druri

Dere me profile Weiss Profil 72mm

Dere model Energy 72 mm Nusbaun ne salle eventesh

Dritare me profile Weiss Profil ne projekt ndertimi

Dritare model WEISS PROFIL 72 mm

Dritare PVC 72mm Weiss Profil ne kompleks banimi

Dritare Weiss Profil ne kapanon industrial

Dyer dhe dritare Weiss Profil, Shkolla 9 vjecare Ahmetaq

Hotel Kolombo, Berat

Vendosje dritare Weiss Profil ne godine sherbimi

Vendosje dritaresh Weiss Profil ne godine banimi

Vendosje dyer dhe dritare Weiss Profil ENERGY 72 mm

Vetrate xhami me profile Weiss Profil ne godine sherbimi

Godine industriale me dritare Weiss Profil

Profile Weiss Profil, Vendosje ne objekt

Vendosje dyer, dritare me profile Weiss Profil

Furnizim ne objekt me dyer dhe dritare Weiss Profile

Godine banimi, Vendosje dyer dritare Weiss Profile

Prodhim dyer dritare me profile Weiss per godine banimi
Certifikime
Të gjitha produktet që mbajnë markën Weiss Profil, janë të cilësisë së lartë dhe janë përshtatur me kërkesat moderne të mjedisit urban dhe mbrojtjes së natyrës dhe shëndetit të njeriut.
Sistemet e dritareve prej alumini dhe PVC që dalin nga prodhimi ynë plotësojnë të gjitha standardet evropiane të cilësisë. Kjo është e çertifikuar me ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 18001, të cilat përfaqësojnë grupe standardesh të njohura ndërkombëtarisht në sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe mjedisit.