
ArfaNet

Adresa: Rruga Muhedin Llagani, Ndertesa 2 , Nr. 6, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi
Arfanet sh.p.k është krijuar si kompani e pavarur ne vitin 2013. Me pare aktiviteti i kësaj kompanie kryhej brenda kompanisë mëmë që është ArfaNet Shpk. ArfaNet Shpk ofron shitjen me shumicë dhe pakicë të gjithë gamës së artikujve të sinjalit televiziv tokësor e satelitor, të thjeshtë dhe të përqendruar për hotele dhe rezidenca banimi, duke qënë lider në Shqipëri për sistemet televizive duke ofruar asistencë teknike në projektimin, instalimin dhe shërbimin periodik të mirëmbajtjes së tyre.
Historiku i kompanisë tonë në lidhje me sistemet e ndryshme të hotelerisë daton në vitin 2004. Kemi filluar aktivitetin me SISTEMET E PËRQËNDRUARA televizive të hoteleve, të godinave të banimit, vilave, apartamenteve... etj. Prezenca jonë ndër vite në këtë treg është fryt i importit, tregtimit dhe instalimeve të sistemeve të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë.
Kohët e fundit SIGURIA është një nga kërkesat më të mëdha të konsumatorit, si rrjedhojë instalimi i sistemeve më të mira të sigurisë kërkon gjithnjë e më shumë kujdes, në mënyrë që t’i gjendemi sa më pranë të gjitha kërkesave në rritje të klientëve tanë. Përpjekjet tona për të evoluar dhe përsosur shërbimet tona duke ndjekur me ritëm pritshmëritë n’a kanë klasifikuar si një nga kompanitë më të besueshme në treg.
SOT ... Ne jemi në gjendje të ofrojmë zgjidhje të plotë, për cilindo lloj sistemi të rrymave të ulëta për hoteleri dhe jo vetëm. Njëri nga bashkëpunëtorët tanë kryesor është kompania "FORCE" në Greqi, për një pjesë të sistemeve të hotelerisë të mbështetura në patentën e FOX dhe StarPro, si dhe marka të tjera mirënjohura Botërore dhe Europiane si: Honeywell, Napko, Cofem, Geovision, Detektomat, Longse, Polytron, Lemco, Terra, Olympia Electronics, Famaval, Engel, SAB, FTA Inverto, GT-SAT...etj. Të gjitha produktet dhe sistemet e këtyre kompanive janë komfort standarteve Europiane të pajisura me çertifikime përkatëse për mallrat dhe shërbimet e tyre.
Ndër vite tregojmë kujdes të vazhdueshëm në burimet tona njerëzore, pranë ArfaNet do të gjeni të punësuar të kualifikuar si në instalime ashtu edhe shërbime të ndryshme që ofrojmë për hotele dhe jo vetëm. Ne ndjekim me kujdes zhvillimet teknologjite të ofruara jo vetëm nga partnerët tanë, por gjithashtu frekuentojmë panaire të ndryshme ndërkombëtare me qëllim që të jemi gjithnjë të informuar dhe të pregatitur për çdo sfidë teknologjike në fushën ku Ne operojmë. ArfaNet ofron asistencë të vazhdueshme me kontrata bashkëpunimi për mirëmbajtjen e pajisjeve, kontrollin periodik të tyre (për të eleminuar në maksimum difektet) si dhe riparimin e difekteve të ndryshme të krijuara gjatë përdorimit apo edhe keq-përdorimit të pajisjeve apo sistemeve.
Çfarë ofron
ArfaNet ofron asistencë të vazhdueshme me kontrata bashkëpunimi për mirëmbajtjen e pajisjeve, kontrollin periodik të tyre (për të eleminuar në maksimum difektet) si dhe riparimin e difekteve të ndryshme të krijuara gjatë përdorimit apo edhe keq-përdorimit të pajisjeve apo sistemeve.
Sistemet kryesore:
-BRAVAT E NDRYSHME me karta dhe sistemet e menaxhimit të tyre. Modelet janë me dizajn dhe ngjyra të ndryshme për t’u përshtatur me strukturën vizuale të hoteleve. Patentat e sistemeve të bravave janë Europiane, Austriake, Italiane, Spanjolle dhe nga kompani me emër dhe përvojë të gjatë në treg.
-SIGURESA ME KARTË apo "Energy Savers" me qëllim kursimin e konsumit të energjisë nëpër hotele.
-"DOOR BELL SYSTEM", me evidentimin e numrave të dyerve të çdo dhome dhe komunikimin e nevojshëm vizual të kërkesave apo nevojave të çdo dhome.
-Sistem PARALAJMËRUES ZJARRI.
-Sistem "SOS TOILET".
-SISTEM ALARMI i kombinuar edhe me systemin "Sos Toilet" i cili survejon zona të ndryshme me akses të limituar nëpër hotele dhe sinjalizon në çdo moment për lëvizjen apo hapjen e tyre.
-SISTEM TELEVIZIV i përqëndruar për hoteleri, me kanale të lira, kanale me pagesë apo kombinim të dy llojeve të kanaleve televizive në varësi të kërkesave të hotelit. Sistemi ka fleksibilitet në ndryshimin e kanaleve sipas kërkesave të hoteleve të ndikuar edhe nga kombësia e vizitorëve apo klientëve. Sistemi është i monitoruar çdo moment nga distanca nëpermjet internetit.
-SISTEM TELEFONIK i hotelit me çentral dixhital enkas për hoteleri ose edhe me system "Voip" apo system hybrid i cili në varësi të numrit të dhomave apo pozicioneve të godinave të ndryshme, ofron lehtësira të mëdha financiare dhe teknologjike.
-SISTEM "WI-FI" për të gjithë hotelin në çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm të tij, me përdorues të kontrolluar dhe i manaxhuar në një formë profesionale të tillë që... çdo klient në çdo moment ka akses të plote në internet me tërë paisjet e tij pa shqetësuar apo penguar çdo klient tjetër të hotelit.
-PAJISJET E SINJALISTIKES me ndriçim 24 orë të sistemeve informuese për daljet e emergjencës së hoteleve apo ambienteve të ndryshme.
-SISTEMET E VËZHGIMIT me kamera analoge apo IP në varësi të preferencave të hoteleve dhe duke bërë sugjerimet tona për zgjidhjet më të mira.
-SISTEM PARKIMI INTELIGJENT i cili vepron ose në bazë të njohjes automatike të targave nga kamerat ose në bazë të hyrjeve e daljeve me biletë e me pagesë ne raport me kohën e qëndrimit në ambientet e parkimit.
-PAKETAT E HIGJENËS DHE LUKSIT për hoteleri sikundër jane shampot apo detergjentët e ndryshëm për hoteleri.
-HOTEL AUTOMATION në rastet kur kërkohet teknologji shumë e avancuar nëpër hotele në lidhje me komandimin nga celulari të çdo detaji në hotel duke nisur nga hapja e derës së dhomës e deri në komandimin e ndriçimeve apo funksione të tjera.
Shërbime

Aksesore vetesherbimi per hoteleri

Brava dhe aksesore saune

Brava elektronike per hoteleri

Brava hotelerie me lexues karte

Centrale telefonik per hoteleri per telefona analog dhe dixhital

Cipa per brava Mifare

IP TV per hoteleri

Karta per hotele te teknologjise RF Temic 125khz dhe Mifare 13.56Mhz

Kasaforta elektronike per hoteleri

Lexues kartash per akses kontroll ne hyrje qendrore

Minibar ftohes per dhoma hoteli

Sisteme alarmi per hoteleri

Sisteme dhe Panele informative per dyer (Doorbell System)

Sisteme mbrojtje dhe zbulimi nga zjarri

Sisteme menaxhimi per hoteleri

Sisteme televizive per kanale me pagese dhe kanale te lira

Sisteme vezhgimi dhe sigurie per hoteleri

Sisteme WiFi per hoteleri

Software per hoteleri

Tharese flokesh per hoteleri

Sisteme parkimi inteligjent per komplekse

Sisteme Sos Toilet per pallate
 dhe Analog per hotele.jpg)
Sisteme Telefonike Digital (VOIP) dhe Analog per hotele

Sisteme wi-fi per banesa

TV Systeme dhe IPTV Interactive System per hotel
Katalogu

Punë të kryera

Hotel Belconti

Hotel Rozafa

Hotel Shkelzeni

Mondial Hotel

Morina Palace

Palace Hotel

Santa Quaranta

Kompleksi Premium

Prince Adriatic Resort

Valta shpk - Qeparo

Hotel Crusier, Ulqin

Hotel Bushi Tropoje

Unik Hotel, Tirane

Hotel Yatch, Vlore

Hotel Veri, Peshkopi

Hotel ne Velipoje

Brilliant Hotel,Spa

Delight Hotel, spa

Gloria Place

Hotel Bonita

Hotel Troja, Istog

Jonufer,Vlore

Kompleksi Fafa

Parabola - Sistem TV Fllad Resort

Blu Butik Hotel, Dhermi

Continental Hotel

Hotel Eneida, Ulqin

Hotel Troffta, Kosove

Hotel Uji Ftohte, Tepelene

Stanaj Apartment, Ulqin
Certifikime