Secondary Adv

Gjykata e Hagës jep vendimin për ish-krerët e UÇK-së, shpallen përgjegjës për krime lufte

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dhënë aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Trupi gjykues i shpalli ata të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, ndërsa dha vendime fajësie për krime lufte.


Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.


Edhe Jakup Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ai u dënua me 25 vjet burgim.


Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.


Të katërt kishin mohuar akuzat

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzoheshin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Të katërt i kishin mohuar akuzat.


Prokuroria kishte kërkuar dënime me nga 45 vjet burgim për secilin prej tyre, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.


Më herët gjatë dhënies së aktgjykimit, trupi gjykues i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.



Burimi: Scan


Më të lexuarat