Secondary Adv

Izolues Sistem Kapot, Vagalat

Vagalat

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Izolues Sistem Kapot

Një nga shërbimet më të rëndësishme të “Vagalat Shpk” janë dhe shërbimet e izolimit kryesisht sistemi kapot. Një sistem shumë profesional i izolimit i cili ofrohet nga shoqëria nëpërmjet teknologjisë më të avancuar, lëndëve më cilësore në treg dhe një stafi shumë të fokusuar profesionalizmit.

Kompania “Vagalat Shpk” realizon izolimin me sistem kapot më efiçient, kjo falë dhe teknologjisë së fundit që përdoret në implementimin e këtij sistemi. Për realizimin e këtij procesi përdoren materiale të industrisë kimike gjermane, të cilat vijnë në gjendje të lëngshme prej dy komponentësh (A dhe B).

 

Lënda thithet nga reaktori i Patentës Amerikane Graco dhe sprucohet drejt sipërfaqes që do të izolohet si në sipërfaqe horizontale dhe ato vertikale. Pavarësisht gjithë  sipërfaqeve ku hidhet lënda e izolimit ajo përshtatet me çdo sipërfaqe të mundëshmë pavarësisht nga relievi dhe pozicioni.

Ky sistem ju siguron një kursim të energjisë deri në 30 % dhe siguron një ambjent komod dhe plotësisht të izoluar. Sipërfaqet e izoluara me këtë sistem janë të izoluara në  mënyrë të një trajtshmë dhe të izoluar në mënyrë uniforme. Materialet sigurojnë ngjitje uniforme me sipërfaqen e murit dhe dyshemes (pavarësisht ambjenteve të ndërtimit).

Dergoni kerkese kompanise:





Produkte te ngjashme