Secondary Adv

Struktura parafabrikat me pjerresi te dyanshme, Ixhem Parafabrikat

Ixhem Parafabrikat

 



Përshkrimi

Struktura parafabrikat me pjerrësi dyanëshe PD u krijua për nevoja të veçanta për parafabrikat industrial dhe artizanal. Trarërët PD  dhe PDL janë një seksion I me bazament të gjerë 45/50 cm, të tilla që i bën ato të kenë vetë-qëndrueshmëri kur mbështeten në kollona.

Futja e dy shufrave me Ø 24 mm në krye të kollonës, të cilat kalojnë në kokën e trarëve, krijon një lidhje të fortë midis trarëve dhe kollonës, duke siguruar një shkallë qëndrueshmërie për lëkundjet horizontale, që rezultojnë nga fuqia e erës dhe atyre të krijuara nga lëvizja e vinçit.

 

Seria PDL (laterale)  e kompresuar 10

Trarë me çimento të kompresuar (c.a.p) me pjerrësi prej 10%  nga kulmi i çatisë, për gjatësi nga 10, 50 deri në 20,50 ml.

 

Seria PD e kompresuar 20

Trarë me çimento të kompresuar (c.a.p) me pjerrësi prej 10%  nga kulmi i çatisë, për gjatësi nga 20, 50 deri në 29,50 ml.

Mbulim kryhet me fletë të valëzuar me material fibroçimento ose të tjera, si fletë metalike xingato, fletë metalike e lyer, çelik inox, alumin, bakër, etj. ., të vendoura  në dërrasa të lidhura me fije xingato të përgatitura në dyshemetë, me futjen e materialieve të përshatshme për izolim (shtrese me material lesh guri ose lesh xhami, panele polisteroli osepoliuretani, etj.)

Është e mundur që fletët metalike me fibroçimento të zëvendësohen me fletë të valëzuara transparente të cilat lejojnë futjen e dritës në  çati.

Punimet hidraulike mund të kryhen me materiale të ndryshme, të tilla si fletë xingato, fletë metalike  e lyer, çelik inox, alumin, bakër, etj.