Secondary Adv

Kondicioner kasete me nje drejtim MLZ-KP, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner kasete me nje drejtim MLZ-KP
Ju prezantojme një model të ri, kasetë me një drejtim split dhe multi, me pamje elegante dhe
dimensione të reduktuara. Njësia është e pajisur me pompë për largimin e kondences dhe një
xhep për vendosjen e modulit Wi-Fi.

Dizenjo fine dhe e thjeshtë
Dizajni i ri i MLZ-KP është i hollë, vetëm (185mm) dhe i thjeshtë për t’u instaluar. Instalohet në
tavan duke ju falur hapësirë dhe komfort maksimal gjatë gjithë kohës.

Rrjedhje horizontale e ajrit
Kontrolli i ri i rrjedhës së ajrit eleminon ndjesinë e parehatshme të rrymave të ftohta të ajrit, duke
realizuar shpërndarje horizontale përgjatë tavanit.

Programues javor
Vendosja e temperatures së dëshiruar dhe operacionit të fikjes dhe ndezjes, për t’ju përshtatur
stilit tuaj të jeteses. Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar
kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas
herëshme.

Vendosja e rrjedhës së ajrit sipas lartësisë
Zgjedhja e nivelit të dyfishtë të rrjedhës së ajrit është bërë për të akomoduar lartësi specifike të
tavanit. Ky tipar është vendosur për të rregulluar rrjedhen e ajrit në mënyrë efektive, që ai të
mos jetë shumë i fortë ose shumë i lehtë.
Kontrollues automatik i fletëve të ajrit
Fletët e jashtme të ajrit lëvizin posht-lart, majtas dhe djathtas duke përdorur pultin. Ky tipar i
përmirësuar zgjidh problemin e rrymave bezdisëse të ajrit.