Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ka në përbërje të tij pluhur kuarcor çimento gri dhe aditivë special.
Përdoret për ngjitjen e pllakave qeramike, pllakave të porcelanit dhe gres,
në ambjente të brendshme e të jashtme. Përpara përdorimit të saj siperfaqja
duhet të jetë e pastër nga pluhurat dhe yndyrnat. Përdoret me malle
metalike të dhëmbëzuara duke e përhapur produktin në mënyrë të
njëtrajtshme.
PREGATITJA: Një thes kollë akrilike hidhet në një enë dhe përzihet
me 6.5-7 litra ujë të pastër. Përzihet me përzierës elektrik me 300 xhiro në
min. Përzihet mirë derisa të fitojmë një masë homogjene, e lëmë të
pushojë 5 min pastaj e përziejmë përsëri. Koha e mpiksjes në enë është
rreth 4 orë. Punohet në kushte atmosferike të përshtatshme në temp 5°C
deri 35°C.
KONSUMI: 3-5 kg/m2 një thes 25 kg.
PAKETIMI: Në thasë 25kg.
REZISTENCA: Duron në temp -20 °C deri +70°C.
Materiali ruhet për 9 muaj në ambjent të thatë me ambalazhim të pahapur
fabrike.