Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Pirun i perdorur Linde
EMC shpk ju ofron edhe mjete të përdorura LINDE. Ne jemi pjesë e rrjetit të kompanive që përfaqësojnë LINDE në të gjithë botën. Ne flasim në gjuhën e LINDE-s, me gjithë partnerët tanë. EMC ka krijuar lidhje të qëndrueshme me shumë prej këtyre kompanive në Europë ndaj dhe në kohën më të shkurtër mund të sigurojmë mjetet që kërkojmë. Jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Të blesh një mjet për përpunimin e ngarkesave do të thotë që të përshtasësh nevojat me ambientin e punës. Mjetet e përpunimit të ngarkesave janë të shumëllojshme pikërisht për faktin se i përshtaten llojeve të ndryshme të punës që kryejnë, ambientit ku operojnë, llojit të magazinës, llojit të rafteve të magazinës, temperaturave të ambientit të punës, lartësisë ngritëse, peshën, etj, etj. Punonjësit tanë të specializuar njohin shumë mirë të gjithë gamën e produkteve që ofron LINDE. Ndaj ata do të jenë në gjendje t’ju orientojnë në përzgjedhjen e mjetit më të përshtatshëm.