Secondary Adv

Stivues ngarkese me kater drejtime Linde R20-R25 F, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Stivues ngarkese me kater drejtime Linde R20-R25 F

Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R20 - R25 F janë të aftë të lëvizin në katër drejtime (si para - mbrapa ashtu edhe majtas-djathtas). Këto mjete janë shumë të përshtatshme të lëvizin ngarkesa veçanërisht të gjata në korridore ose në korsi të ngushta. Dhëmbët e rregullueshme të tyre që mund të instalohen në një gjatësi deri në 2 m, bëjnë të mundur ngritjen, lëvizjen dhe stivimin e ngarkesave shumë të gjata. Me aftësinë për të ngritur ngarkesat deri në lartësinë 9.5 m këto mjete janë të përshtatshme edhe në magazinat me rafte të larta. Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R20 - R25 F janë të afta të përpunojnë ngarkesa me peshë deri në 2500 kg. Kjo aftësi i bën këto mjete ideale për t'u përdorur në industrinë e ndërtimit, në industrinë e drurit dhe në industri të tjera.