Secondary Adv

Transpalete elektrike me rrota Linde T16 T20, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Transpalete elektrike me rrota Linde T16 T20

Transpaletat LINDE të serisë T16 P dhe T20 P janë mjete për përpunimin e shpejtë të ngarkesave në distanca të shkurtra dhe në distanca të mesme. Motori i këtij mjeti i përgjigjet komandave në një kohë shumë të shpejtë dhe arrin pothuajse menjëherë shpejtësinë maksimale. Motori elektrik është me fuqi 1.2 KW dhe bën të mundur levizjen e mjetit me shpejtësi 6 km/orë si pa ngarkesë ashtu edhe me ngarkesë. Rrotat e mbajtjes së ngarkesës janë dopio dhe garantojnë një lëvizje të mirë edhe në terrenet e parregullta. Teknikët e mirëmbajtjes mund të konfigurojnë parametrat operativ me qëllim që t'i bëjnë këto transpaleta akoma më efektive. Nëse është e nevoshme, operatori i mjetit mund të ngrejë pedalen duke e shnërruar transpaletën në një mjet që përdoret në këmbë. Modeli T16 P mund të ngrejë dhe të transportojë ngarkesa me peshë deri në 1600 kg, ndërsa transpaletat T20 P mund të mgrenë dhe transportojnë ngarkesa me peshë deri në 2000 kg.