Secondary Adv

Transpalete Linde D06 - D08, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Transpalete Linde D06 - D08

Trans-Stivuesit LINDE të paletave, të serive D06 dhe D08 janë ideal për përdorim të thjeshtë në logjistikën e mallrave. Në supermarkete ose në magazina proçesi i lëvizjes dhe i stivimit të ngarkesave mund të realizohet në mënyrë të shpejtë dhe pa sforco fizike. Pavarësisht lartësisë së ngritjes së ngarkesave e cila shkon deri në 2024 mm, këto mjete janë shumë kompakte. Kjo gjë bën të mundur përpunimin e ngarkesave edhe në hapësira të ngushta. Duke përdorur pulsantin e rrëshqitjes këto mjete mund të manovrohen akoma me më shumë preçizion në hapësirat e ngushta. Sistemi inovativ i rrotave ofron akoma më shumë siguri, përmirëson lëvizjen dhe stabilitetin edhe kur terreni në të cilin lëviz mjeti është i parregullt. Operatori ka një pamje të mirë të ngarkesës dhe të trajektores që ndjek falë ndërtimit të veçantë të kollonës së mjetit. Trans-Stivuesit e paletave Linde të serisë D06 mund të transportojnë dhe stivojnë dy paleta njëkohësisht me peshë totale 600 kg. Trans-Stivuesit e paletave Linde të serisë D08 mund të transportojnë dhe stivojnë dy paleta njëkohësisht me peshë totale 800 kg.