Secondary Adv

Raft metalik per arkivim 92x42x198H, Inter-Office

Inter-Office

 



Përshkrimi

Raft metalik per arkivim 92x42x198H

Karakteristikat:

Struktura ndërtuese përbëhet nga llamarinë D.K.P. me trashësi 1 mm e përforcuar në elementet horizontal dhe vertikal me struktura në formë U-je të cilat realizojnë parametrat e kërkuara në qëndrueshmëri. Lidhja e faqeve anësore realizohet me tegel të vazhdueshëm saldimi nga pjesa e brendshme që krijon një ruajtje hermetike të të gjithë elementeve që ndodhen në rafte. Në të katër anët e brendshme është vendosur një sistem i shkallëzuar që lejon rregjistrimin e rafteve sipas lartësive të kërkuara nga përdoruesi dhe lartësia e dosjeve. Në pjesën e sipërme dhe të poshtme janë vendosur mbajtëset e çelësit të portave duke krijuar kështu nje siguri të lartë të portave.

Portat përbëhen nga i njëjti material si struktura ndërtuese dhe në pjesën e brendshme janë të përforcuara nga elemente metalik në formë U-je që bëjnë të mundur rritjen e qëndrueshmërisë në goditje dhe mundësinë që të realizohet mbyllja hermetike. Portat montohen me trupin me mëntesha metalike të rregjistrueshme dhe të fiksuara nga poshtë. Çelësi në formë doreze jep garancinë e kërkuar në mbyllje.

Raftet përbëhen nga i njëjti material dhe kanë një kthim të anëve prej 20 mm.

Kategoria: Rafte

 

Materialet: Llamarinë D.K.P. me trashësi 1 mm