Secondary Adv

Altoparlant i sheshte per instalim ne sistemet e thata Knauf Soundboard, Knauf Albania

Knauf Albania

 



Përshkrimi

Knauf Soundboard eshte një altoparlant i sheshtë për instalim të padukshëm në sistemet e thata.

Arkitektura moderne nga ky moment mund të shikohet dhe të dëgjohet!

 

Rezonancë optimale

Në rastin e Knauf Soundboard e gjithë sipërfaqja e pllakës funksionon si rezonator i zërit. Knauf Soundboard arrin një shkallë të gjerë të frekuencës nga 100Hz deri 18KHz duke përdorur të gjithë sipërfaqen e brendshme si një diafragmë rezonance. Realizon një dëgjim të mirë midis personave brenda një ambienti dhe rrezatimi i gjerë ofron një cilësi të lartë të zërit në hapësirë.

 

Më pak altoparlantë për të njëjtën cilësi tingulli

Nëpërmjet rrezatimit 180º mund të zvogëlohet dukshëm numri i altoparlantëve sipas zgjidhjes së mëparshme.

Përveç kësaj pllakat Knauf Soundboard mund të lidhen direkt në pajisje stereo pa qenë i nevojshëm përdorimi i amplifikatorëve me kosto ekstra.

 

Ku qëndron dallimi

Pllakat Knauf Soundboard ofrojnë përparësi të dukshme në krahasim me altoparlantët konik.

 

Altoparlantët konik

grupimi intensiv i zërit

shpërndarja jo e njëtrajtshme e frekuencave

në vende të caktuara riprodhim jo i mirë i zërit.

Knauf Soundboard

shtrirje e gjerë në të gjithë linjën e frekuencave

cilësi e lartë e qartësisë së zërit

riprodhim i njëtrajtshëm edhe në sipërfaqe të mëdha

Përparësitë dhe përdorimi

Përparësitë:

i padukshëm – liri gjatë projektimit

zëri mbështjell të gjithë hapësirën

qartësi e lartë e zërit

efiçencë e lartë e kostos

Fusha e përdorimit:

objekte publike

shtëpi të gatshme

salla për konferenca dhe auditorium

panaire dhe dyqane

restorante dhe hotele

aeroporte

shkolla