Secondary Adv

Hidroizolues me 2 komponente me baze cimentoje Hidroflex, Granitis

Granitis

 



Përshkrimi

Hidroizolues me 2 komponente me baze cimentoje Hidroflex

Eshtë material dy komponentesh me bazë çimentoje, pluhur kuarcorm aditivë special dhe polimere hidrofobike.

TRAJTIMI: Siguron punueshmëri të mirë në izolim dhe ngjitje në sipërfaqe të ndryshme.

 

PERDORIMI: Izolues për sipërfaqet e taracave, banjove, ballkoneve dhe ambjenteve të brendshme dhe të jashtme. Përpara përdorimit të produktit, sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhura dhe yndyrna.

 

APLIKIMI: Përdoret me malle metalike me dy duar. Shtrihet dora e parë në një mm trashësi dhe pas 4-5 orësh shtrihet dora e dytë, sëbashku me rrjetën përforcuese. Pas 6 ditësh mundësohet shtresa e pllakave. Për një thes 25 kg Hidro-Flex A+B duhe bërë përzierje 8 kg Bauflex dhe 1.5-2 lt ujë, të cilat përzihen sëbashku deri sa të përfitojmë një tretësirë të njëtrajtshme. Aplikohet me furçë ose rul.

KONSUMI: 3-4 kg për m . Produkti këshillohet të përdoret në temp 5 C - 35 C. Materiali me ambalazhim fabrike ruhet deri 9 muaj në ambjent të errët dhe të thatë.