Secondary Adv

Ngjites per pllaka qeramike, porcelani, gres Starflex Acrylic, Granitis

Granitis

 



Përshkrimi

Ngjites per pllaka qeramike, porcelani, gres Starflex Acrylic

 

Ka në përbërje të tij pluhur kuarcor çimento gri dhe aditivë special. Përdoret për ngjitjen e pllakave qeramike, pllakave të porcelanit dhe gres, në ambjente të brendshme e të jashtme. Përpara përdorimit të saj siperfaq- ja duhet të jetë e pastër nga pluhurat dhe yndyrnat. Përdoret me malle metalike të dhëmbëzuara duke e përhapur produktin në mënyrë të njëtrajtshme.

PREGATITJA: Një thes kollë akrilike hidhet në një enë dhe përzihet me 6.5-7 litra ujë të pastër. Përzihet me përzierës elektrik me 300 xhiro në min. Përzihet mirë derisa të fitojmë një masë homogjene, e lëmë të pushojë 5 min pastaj e përziejmë përsëri. Koha e mpiksjes në enë është rreth 4 orë. Punohet në kushte atmosferike të përshtatshme në temp 5°C deri 35°C.

KONSUMI: 3-5 kg/m2 një thes 25 kg.

PAKETIMI: Në thasë 25kg.

REZISTENCA: Duron në temp -20 °C deri +70°C. Materiali ruhet për 9 muaj në ambjent të thatë me ambalazhim të pahapur fabrike.