Secondary Adv

Ngjites polisteroli per panelet me lesh xhami, Granitis

Granitis

 



Përshkrimi

Ngjites per panelet e polisterolit Mactic Pol

 

Ka në përbërje të saj pluhur kuarcor, çimento, aditivë special dhe fibra celulozike. Përdoret për ngjitjen e paneleve te polisterolit ose paneleve me lesh xhami me peshë të lartë, mbi sipërfaqen e murit jouniformë ose në sipërfaqet e jashtme të fasadave. Aplikohet përpara suvasë mbi mure. Përdorimi i saj siguron lidhje të qëndrueshme dhe rezistencë të lartë.

 

Përpara përdorimit të saj sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhurat. Për një thes ngjitës 25 kg duhen 6.8-7litra ujë, të cilat përzihen sëbashku, me mistri ose përzierës elektrik deri 290 xhiro/min, deri sa të përfitojmë një masë homogjene. Masa e përfituar lihet në qetësi për 5 min, më pas merret Mastic-Pol me malle dhe shtrihet mbi sipërfaqen e polisterolit ose të panelit lesh xhami, duke aplikuar 1 cm trashësi në pjesën anësore dhe disa pika në qendër të tij. Paneli merret dhe presohet mbi mure duke u kujdesur që të jetë në nivel. Kështu sigurohet vendosja e paneleve të tjerë. Pas 2 ditëve nga vendosja e paneleve, vendoset plegma-pol me rrjetë në një shtresë të hollë.

 

KONSUMI: Për sipërfaqe të rrafshta të murit konsumohen 5 kg/m për 1cm trashësi, midis murit dhe panelit. Produkti këshillohet të përdoret në temp 5-35 C. Nuk këshillohet të punohet kur ka erë të fortë apo nën rrezet përvëluese të diellit. Materiali ruhet për 9 muaj në ambjent të thatë me ambalazhim të pahapur fabrike.