Secondary Adv

Dere per fasade xhami Veka SOFTLINE 82, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

SOFTLINE 82

Sistemi i dyerve të hyrjes

 

Dyert e hyrjes janë elementi më i rëndësishëm stilistik i çdo fasade dhe duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat tuaja të larta. Ato duhet të funksionojnë në mënyrë të besueshme absolute, të Ju mbrojnë nga moti i keq dhe të ofrojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Sistemet e dyerve të hyrjes VEKA mund t'ju japin të gjitha këto, vetëm për shkak të cilësisë së lartë të profilit.

 

Me përforcime shtesë, mekanizmit dhe xhamit special, mund të shtohet niveli i sigurisë dhe mbrojtjes nga vjedhjet. Asortimenti i pashtershëm i formave dhe kombinimeve të dyerve - individuale sipas porosisë Suaj - do të përmbushë edhe kërkesat Tuaja më të larta. Me një kanatë, dykanatshe ose me më shumë elemente për shtëpi të mëdha, të stilit klasik apo modern, me panel xhami të sigurisë apo kaseta, me një ose më shumë elemente anësore, linja moderne jo të zakonta apo thjesht elegante - sistemet e dyerve VEKA janë zgjidhje ideale për situata të ndryshme instalimi si për ndërtesat e reja ashtu edhe për ato të renovuara.

 

Karakteristikat e sistemit

- Sistemi unik i dyerve hyrëse trashësinë themelore të prodhimit prej 82 mm plotëson edhe kërkesat më të larta

- Gjeometria optimale termike e kanatëve për të arritur koeficientin e transferimit të nxehtësisë deri në Uf = 1.1 W / (m2K)

- Pragu me sistem të integruar me ndërprerjen termike (pragu "zero" - pragun e nivelit me dysheme)

- Trashësia më e madhe e murit të jashtëm të profilit prej 3.5 mm rrit më shumë stabilitetin dhe në të njëjtën kohë garanton cilësi të lartë

- Dera e veqantë hyrëse e fshehur nga jashtë për elegancën e përjetshme

- Optimale për panele të dyerve me trashësi prej 3 deri në 4 mm - gjithashtu kombinim i mundshëm me veshje alumini

- Dizajn klasik me kënde elegante të rrumbullakosura

- E disponueshme në variantin me gominë kufizuese ose me gominë të mesme

- Plotësimi ideal i sistemeve të dritareve SOFTLINE 82