Secondary Adv

Kuti per grile me termo mbulese per mbrojtje nga dielli Veka, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

Kuti per grila me termo mbulese per mbrojtje nga dielli Veka

VEKAVARIANT është përfaqësuesi i pare i brezit më të ri të kutive VEKA për grila. Ai plotësishtë i përmbushë të gjitha normat dhe standardet, dhe në të njëjtën kohë kërkesat më të larta për mirëmbajtjen dhe funksionalitetin - gjithë këtë me montim dhe përpunim të thjeshtë, ndërkohhë mëse ekonomik. Një përzgjedhje e madhe e zgjidhjeve inovative të detajeve është e mundur nëpërmjet gamës së gjerë variantesh të mundshme me vetëm një bazë-profil. Kjo kontribuon në kursimin e kostos për material, si dhe kursimin e magazinimit, veçanërisht për prodhuesit, të cilët në ofertën e tyre ofrojnë profile me ngjyra.

 

Karakteristikat e Sistemit

- Sistemi modern tredimensional i kutive të prodhuara me lartësi 175 mm, 210 mm dhe 235 mm

- Kutia mund të hapet sipas zgjedhjes duke lëvizur hapjen revizore nga mbrapa ose nga poshtë

- Standard me shtesën e ekstruduar të sigurisë kundër ngritjes së grilës së ulur nga ana e jashtme

- Termo-mbulesa e kapakut të grilës nga EPS-Neopori, fabrikisht e prerë, kështu që nëse është e nevojshme, çdo seksion mund të hiqet lehtësisht në mënyrë që të krijojë hapësirën e dëshiruar për instalimin e elementeve të nevojshme

- Montimi i kutisë për trahun mbajtës nga ana e sipërme dhe klip-lidhëset për elementet shtesë

- Instalimi i kutisë për grila dhe kornizë nga anët pa vida përmes lidhëses së veçantë të çelikut

- Mundësia për të adoptuar lehtësisht elementet në kutinë për lëvizje të grilës, në rast të instalimit të elementeve shtesë

- Kapaku i grilës me udhëzues të kabllos dhe me funksion kundër rrëshqitjes së saj

- Mundësia e zgjerimit të kutisë përmes shtojcave me qëllim të instalimit të rrjetës mbrojtëse nga insektet

- Koeficienti i pershkueshmerise termike: Usb = 0.76 W / m2.K

- Faktori i temperaturës: fRsi = 0.70