Secondary Adv

Profil per dere kryesore xhami me gomine te dyfishte Veka SOFTLINE 70 AD, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

SOFTLINE 70 AD

Sistemi i dyerve të hyrjes

 

Dyert e hyrjes janë elementi më i rëndësishëm stilistik i çdo fasade dhe duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat Tuaja të larta. Ato duhet të funksionojnë në mënyrë të besueshme absolute, të Ju mbrojnë nga moti i keq dhe të ofrojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Sistemet e dyerve të hyrjes VEKA mund t'ju japin të gjitha këto, vetëm për shkak të cilësisë së lartë të profilit.

Me përforcime shtesë, mekanizmit dhe xhamit special, mund të shtohet niveli i sigurisë dhe mbrojtjes nga vjedhjet. Asortimenti i pashtershëm i formave dhe kombinimeve të dyerve - individuale sipas porosisë Suaj - do të përmbushë edhe kërkesat Tuaja më të larta. Me një kanatë, dykanatshe ose me më shumë elemente për shtëpi të mëdha, të stilit klasik apo modern, me panel xhami të sigurisë apo kaseta, me një ose më shumë elemente anësore, linja moderne jo të zakonta apo thjesht elegante - sistemet e dyerve VEKA janë zgjidhje ideale për situata të ndryshme instalimi si për ndërtesat e reja ashtu edhe për ato të renovuara.

 

Karakteristikat e sistemit

- Sistemi i dyerve hyrëse me trashësi të prodhimit prej 70 mm

- Stabilitet optimal përmes përforcimit shumë të fortë prej çeliku dhe lidhëseve të integruara këndore

- Sipërfaqja më e gjërë për instalim të xhamit, mundëson përdorimin e një numri të madh të paneleve dekorative për dyer dhe lejon përzgjedhje të shumta

- Gomina e dyfishtë përgjatë gjithë derës ndalon rrjedhën e ajrit dhe humbjes së nxehtësisë

- Pragu me ndarje termike garanton izolim të përsosur madje edhe në pjesën e poshtme të derës

- Dizajn klasik me kënde elegante të rrumbullakosura

- Lidhëset janë të fshehura, kurse profilet dekorative mund të ndryshohen dhe kështu ofrojnë një zgjedhje të gjerë të zgjidhjeve

- Udhëzues uji prej alumini parandalon shiun me rrebesh