Secondary Adv

Profil Veka klasi A me xham te trefishte per izolim te larte SOFTLINE 76, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

SOFTLINE 76

Dizajn klasik i performancave të larta

 

Nga dritaret sot pritshmëritë janë shumë më të mëdha: duhet të kursejnë energjinë e shtrenjtë, të sigurojnë një atmosferë të këndshme dhe të mbrojnë nga zhurma. Përveç kësaj, ato duhet të jenë të bukura, të garantojnë sigurinë maksimale dhe dizajnin origjinal, si dhe funksionalitetin afatgjatë që rrit vlerën e pronës Suaj.

Softline 76, është gjenerata e re e profileve më të mira VEKA të klasit A që i plotëson të gjitha këto kërkesa. Me këtë sistem të profileve, është e mundshme përzgjedhja e gjërë e xhamave, me një trashësi maksimale deri 48 mm: përveq xhamit inovativ të trefishtë për vlera më të larta izoluese, mund të përdoren edhe xhama me funksion të veçantë për mbrojtjen e shtuar nga zhurma dhe vjedhja. Profilet e ngushta dhe ekonomike të këtij sistemi mundësojnë krijimin e dritareve të mëdha dhe elementeve tjera me xham.

SOFTLINE 76, është sistem i profileve innovative të VEKA-s, i cili me siguri do të përmbushë të gjitha kërkesat dhe dëshirat Tuaja. Si dizajni ashtu edhe cilësia janë zhvilluar më njohuri dhe kujdes të veçantë, ashtu që me përmes këtij sistemi do të përfitoni me dekada.

 

 

Karakteristikat e sistemit

- Elegant, konturet butësishtë të rrumbullakosura

- Profilet cilësore të VEKA-s sipas standardit më të lartë të cilësisë RAL - klasa A sipas DIN EN 12608

- Profile me kanale 5-dhomëshe të thellësisë së përpunimit prej 76 mm

- Trashësia e murit të profilit 3 mm në përputhje me standardin më të lartë të cilësisë RAL

- Sipërfaqja e dukshme nga 98-177 mm

- Përforcimet e çelikut sipas udhëzimeve të VEKA-s për përforcime

- Instalimi i xhamit prej 18-48 mm