Secondary Adv

Sistem i integruar grilash PVC per mbrojtje nga kushtet atmosferike Vekasun, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

VEKASUN - Sistemi i grilave

 

VEKA grilet janë elemente me stil dhe shumë atraktive, me të cilat mund të zbukurohet pamja e fasadës. Me një gamë të gjerë ngjyrash dhe formash, më saktësisht me estetikën e tyre, ato harmonizohen në të gjitha stilet arkitektonike dhe në të njëjtën kohë japin një theks të veçantë si element i pavarur. Përveç kësaj, grilat paraqesin mbrojtje ideale nga era dhe ndikimet e dëmshme atmosferike, si rrezatimi diellor dhe njëkohësisht janë mbrojtje estetikisht e këndshme nga drita. VEKA grilat janë prodhuar nga materiali i PVC-së, me rezistencë të shkëlqyer të klimës dhe motit duke ruajtur cilësinë optimale edhe nën ndikimin e klimës agresive bregdetare dhe ndotjeve industriale. Përforcimet e çelikut në mes të profilit, garantojnë nivel të lartë stabiliteti, funksionalitet të përsosur dhe siguri shtesë.

Me ndihmën e programit të gjerë të profileve VEKA, është e mundur të realizohen edhe forma më të pazakonta - drejtkëndëshe, harkore ose me kënde të mprehta - sigurisht një zgjidhje për zgjedhjen individuale të secilit, përmes përpunimit racional sipas masës. Për dëshira të veçanta, sistemet e grilave VEKA mund të përpunohen me lamela të lëvizshme dhe pajisje dekorative.

 

Karakteristikat e sistemit

- Cilësi e lartë e materialit, jetëgjatë dhe i qëndrueshëmi ndaj kushteve atmosferike

- Konstrukti i profilit është i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ngarkesave ekstreme

- Përforcime të veçanta metalike për siguri të plotë

- Niveli i lartë i mbrojtjes nga vjedhjet

- Sipërfaqja e lëmuar e lehtë për mirëmbajtje

- Mundësia e përshtatjes së intensitetit të dritës me ndihmën e lamelave lëvizëse

- Stabilitet i jashtëzakonshëm klimatik, madje edhe ndaj klimës agresive bregdetare dhe ndotjes industriale

- Gamë e gjerë ngjyrash, qëndrueshmëri ndaj rrezeve të diellit dhe UV-rrezatimit