Secondary Adv

Sistem per dyer rreshqitese me izolim duo termik VEKASLIDE 82, Alfa Fab

Alfa Fab

 



Përshkrimi

VEKASLIDE 82

Sistem i dyerve ngrit-rrëshqitës për kërkesa të veçanta

 

Bëni shtëpinë tuaj të veçantë: me sistemin e dyerve ngrit-rrëshqitës VEKASLIDE 82 ju do të keni një pamje XXL dhe plotësim të të gjithë kërkesave për rehati dhe izolim termik.

VEKASLIDE 82 mundëson që dhomat e ndriçuara ta bëjnë shtëpinë tuaj më të rehatshme, kurse është i lehtë në përdorim. Edhe kanatet me përmasa të mëdha mund të hapen lehtë me vetëm një dorezë.

Kështu, ky sistem është ideal për konstruktet e holla, me sipërfaqe shumë pak të dukshme dhe sipërfaqe të mëdha xhami, që lejon depërtim të madh të dritës.

Për shkak të pragut të rrafshtë, pa pengesa, dallimet me dyshemenë janë minimale, gjë që plotësisht eliminon pengesat kur kalohet përmbi pragun.

Falë profileve të larta izoluese dhe ndërprerjeve duo-termike, me VEKASLIDE 82 do të fitoni izolim të shkëlqyeshëm termik, veçanërisht në sipërfaqe të mëdha. Gjithashtu sipërfaqet e ftohta pranë dyerve rrëshqitëse do të jenë e kaluar. Kënaquni me rehatinë optimale të shtëpisë, funksionalitet të përsosur dhe izolim të shkëlqyer termik me VEKASLIDE 82.

VEKASLIDE sistem 82 i dyerve ngrit-rrëshqitëse, në sajë të gjeometrisë së profilit dhe xhamit izolues modern trepalësh, arrin rrezultate më të larta të izolimin termik, në nivelin aktual të konstruktimit të dritareve. Si rezultat i kësaj, tanimë nuk është e nevojshme përzgjedhja ndërmjet vlerës optimale të izolimit dhe sipërfaqve të mëdha xhami, sepse me vlera të shkëlqyera të kornizës UF prej 1.4 W / (m2 K), stabilitetit, dhe cilësisë së lartë të instalimit të xhamit izolues, përfitohen vlerat më të mëdha izoluese.

Pragu inovativ si dhe përforcimet e kornizës, kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme të izolimit të shkëlqyer, sepse në sajë të ndërprerjes së dyfishtë të urës termike, sigurojë ndarjen e shkëlqyer të hapësirës jashtme dhe të brendshme, pa krijuar një "ura të ftohta". Kjo teknikë e izolimit siguron që nxehtësia të mbetet në shtëpi.

 

Karakteristikat e Sistemit

- Izolimi i shkëlqyer termik: Uf = 1.4 W / (m2K)

- Profili i cilësisë së klasit A

- Trashësia e instalimit të xhamit deri në 52 mm lejon përdorimin e xhamit trepalësh termoizolues, dhe në këtë mënyrë arrihet vlera optimale Ud = 0.8 W / (m2 K)

- Ndërprerja e dyfishtë e urës termike në prag, siguron izolimin më të lartë termik, si dhe pragu "pa barriera", pothuajse nivel me dysheme (lartësi 50 mm)

- Dizajn klasik me kontura elegante të rrumbullakosura

- Mundësia e mbulimit të sipërfaqes me veshje alumini