Secondary Adv

Oksigjen mjeksor, Messer Albagaz

Messer Albagaz

 



Përshkrimi

ÇFARË ËSHTË OKSIGJENI MJEKËSOR ?

 

Oksigjeni është thelbësor që njerëzit të marrin frymë. Oksigjeni gjendet i lirë në atmosferë përafërsisht 21%. Pamjaftueshmëria e oksigjenit në gjak sjell pasoja të rënda për shëndetin, organizmi nuk mund të funksionojë siç duhet. Në këto raste, furnizimi me oksigjen i organizmit duhet të kryhet nga një burim i jashtëm. Përdorimi i oksigjenit në këtë rast duhet të certifikohet si oksigjen mjekësor.

 

Oksigjeni mjekësor që të çertifikohet si i tillë, duhet të përmbajë një përqindje të caktuar të pastërtisë së oksigjenit, dhe një përqindje të caktuar të papastërtive. Gjithashtu është e nevojshme certifikimi jo vetëm i gazit mjekësor, por gjithashtu nevojitet certifikim i pajisjeve dhe enëve ku transportohen dhe depozitohen gazet mjekësore.

 

Pastrimi i rezervuarit të oksigjenit mjekësor duhet të kryhet sipas një standardi të caktuar. Në këtë mënyrë eleminojmë papastërtitë që i shtohen oksigjenit mjekësor nga vetë rezervuari. Distribuimi, shpërndarja dhe gjurmimi i oksigjenit mjekësor realizohet duke zbatuar me përpikmëri rregulloret e distribuimit dhe farmakovigjilencës.