I përfunduar
Parku Botanik ne Kampusin e Universitetit Bujqesor te Tiranes | Ministria e Mjedisit | 2015
Nis ndërtimi i Parkut të dytë Botanik në kryeqytet. Ai do të shtrihet në të gjithë kampusin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe do të zërë një sipërfaqe prej rreth 83 mijë metër katrorë, në pjesën jug-perëndimore të godinës së Rektoratit të UBT-së.
Në të do të mbillen 10 mijë fidanë, 50 specie drusore në blloqe me nga 200 fidanë për secilin lloj, ndërsa është konceptuar jo vetëm si një oaz qetësie dhe çlodhjeje, por edhe si bazë eksperimentale për studentët e këtij universiteti. “Pema e parë” është mbjellë nga ministri Mjedisit, Lefter Koka, në Ditën Kombëtare të Shërbimit Pyjor, ndërkohë që në kuadër të saj, ai ka zhvilluar dhe një takim me akademikë, specialistë të pyjeve dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Pyjore, në UBT.
Gjatë fjalës së tij, ministri bëri me dije se deri në përfundim të mandatit qeverisës, pritet që të mbillen 10 milionë fidanë në të gjithë territorin e vendit. “U angazhuam dhe gjatë vitit të kaluar mbollëm 2.5 milionë fidanë, ndërsa synojmë që në fund të mandatit të mbjellim 10 milionë fidanë”, u shpreh Koka.
Ndërkohë që duke folur për një nga problematikat aktuale të pyjeve, siç është procesionarja, ose sëmundja e pishave, Koka tha se “kjo është një problematikë edhe për vende të tjera, por për herë të parë do të zgjidhim tërësisht problemin e procesionares, duke marrë masa për ta luftuar në mënyrën më të mirë”.
Parku Botanik
Aktualisht, Tirana e ka një Kopsht Botanik, i cili u hap në vitin 1971. Ai ka një sipërfaqe prej 14,5 hektarë, por mungesa e investimeve ka bërë që vitet e fundit ai të lihet pas dore e për pasojë shumë bimë janë zhdukur. Më herët, specialistët kanë dhënë alarmin se rreth 180 specie të këtij parku janë zhdukur si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes.
Ndërkohë që sipas tyre, shkak për këtë situatë është bërë mungesa e ujit për vaditje, cungimi i hapësirës së kopshtit, mungesa e një makine për të rinovuar bimësinë, mungesa e fondeve për mirëmbajtje, etj. Më parë, kopshti furnizohej me ujë nga Liqeni i Tiranës, por vitet e fundit ai nuk ka mjaftueshëm ujë për të bërë vaditjen e kopshtit.
Me shume projekte ne Shqiperi

Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG

Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko

Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke

Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja

Godine banimi dhe sherbimi 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit

Objekt me funksion tregtie dhe sherbime 7-8 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke, me vendndodhje ne rrugen Jordan Misja, Tirane

Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane

Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
