I përfunduar
Projekti per ndertimin e kendit te lojerave per femije ne Parkun e Liqenit Artificial | StarTek shpk, | 2016
Do të jetë 4000 m2 sipërfaqja që do të shfrytëzohet për ndërtimin e asaj që është konsideruar “kënd lojërash për fëmijë”. Prej disa ditësh Bashkia ka rrethuar zonën ku do të ndërhyhet dhe ka nisur aksionin për zhveshjen e kësaj hapësire nga lëndët drusore.



“Zona në të cilën propozohet të vendoset këndi i lojërave ndodhet në pjesën veri-perëndimore të parkut të Liqenit, një hapësirë kjo paralele me ‘Shëtitoren e Besimit’. Është një zonë e pyllëzuar, relativisht me drurë të rinj dhe ka një sipërfaqe afërsisht 4000 m2″, thuhet në projekt.Piketimi i këtij territori nuk është edhe aq rastësor. Në dokumentet e Bashkisë është cilësuar si zona me frekuentim më të lartë në park, kjo për vetë faktin se ndodhet afër hyrjes së parkut dhe është e lidhur drejtpërsëdrejti me qytetin nëpërmjet sheshit “Nënë Tereza”. I gjithë perimetri i sipërfaqes së rrethuar do të jetë i segmentuar në 8 kënde të ndryshme, që do t’u korrespondojnë grupmoshave të caktuara të fëmijëve, përkatësisht nga 1 deri në 14 vjeç.
Pra, në varësi të moshës së fëmijës do të jenë edhe lojërat. Por, përveç kësaj, në ambientet e parkut do të ngrihet edhe një bar-kafe. Për këtë të fundit, e pagëzuar edhe me emrin “Grand Kafe”, thuhet vetëm se do të jetë në shërbim të të rriturve, duke lënë kësisoj vakuume mbi mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit.

“Zona e këndit të lojërave është paralel dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me një hapësirë tjetër e quajtur “Grand Kafe”, një hapësirë kjo e rezervuar për prindërit, të cilët, duke pirë një kafe ose duke lexuar një gazetë, kontrollojnë fëmijët e tyre.Në majën e kodrës tarraca e “Grand Kafes” është e pajisur me kioska akulloreje, gazetash, platformë vallëzimi, pikë informacioni në lidhje me parkun, si dhe një zonë për ndihmën e shpejtë”, nënvizohet në dokument.
TenderiNdërtimi i këndit do t’i kushtojë Bashkisë së kryeqytetit 65 milionë lekë. Komisioni i Vlerësimit të ofertave ka shpallur fituese të tenderit kompanitë “StarTek” shpk., “Riviera” shpk., “Kaleshi” shpk., të cilat kanë konkurruar si një e vetme. Pjesë e garës ishte edhe operatori ekonomik “B93” shpk.

Investitori: Bashkia Tiranë
Fillimi i punimeve: 10 shkurt 2016
Sipërmarrësi i projektit: StarTek shpk, Riviera shpk, Kaleshi shpk
Projektuesi: Bolles+Wilson, Atelier 4
Kohëzgjatja e punimeve: 6 Muaj
Vlera e objektit: 65 milion Lekë

StarTek shpk:
Tel: +355 68 20 64 197
E-mail: info@startek.al
lulezim.mehmetaj@startek.al
Web: www.startek.al

Riviera shpk :
Tel: +355 42 230506
E-mail: info@riviera.com.al
Web: www.riviera.com.al/
![]()
Kaleshi shpk
Tel: +35547600460
Cel: +3550692043356
E-mail: info@kaleshi.com.al
Web: https://www.kaleshi.com.al/
Me shume projekte ne Shqiperi
Godine banimi dhe sherbimi 4, 5, 6 dhe 7 kate me 2 kate parkim nentoke, ne rrugen Jordan Misja, Tirane
Farka Lake Front Residence
Unity Residence Golem Kavaje
Rezidenca Casalago, Liqeni i Farkes
Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG
Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko
Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke
Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja





