Secondary Adv

Projekti per ndertimin e Pavionit te Perkohshem te Artit Reja | 2016 | 2016

Një nga veprat më të njohura të instilacionit të artit publik “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, po instalohet përpara Galerisë së Arteve në Tiranë dhe brenda pak muajsh do të shndërrohet në një ambient kulturor, me aktivitete të shumta për publikun.

Vepra e mirënjohur “Reja”, e cila vjen për t’u shfaqur në Tiranë si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës.Instalacioni që do të mirëpritet në Tiranë, është vendosur në Londër në vitin 2013 dhe është vizituar nga miliona banorë të Anglisë dhe Europës.

“Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra. Krahas aksesit të vazhdueshëm të publikut të gjerë, “Reja” do të funksionojë si hapësirë e pavarur, me një kalendar të ngjeshur eventesh, të ndërtuar në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokal, individë, institucione edukimi, komunitetet etj.

Pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale dhe rrjedhimisht Fujimoto e ka përshkruar si “një terren transparent, një strukturë delikate, tre-dimensionale dhe çdo njësi është e përbërë nga shufra çeliku”.Frymëzuar nga strukturat organike, të tilla si pyjet, ndërtesat e Fujimoto jetojnë në harmoni mes natyrës dhe kanë një shtirje të gjerë në lidhje me territorin përreth.


Mundësuar nga fondacioni: Luma Foundation
Arkitekt:  Sou Fujimoto
Drejtues teknik dhe supervizor: Stage one, UK
Konstruktor: Kassel shpk
Nën kujdesin dhe përgjegjësinë e: Bashkisë Tiranë
Fillimi i Punimeve: Janar 2016
Përfundimi i punimeve: Mars 2016

Kassel shpk
Tel: +355 44 53 42 84
Fax: +355 44 53 80 06
E-mail: info@kasselshpk.com
Web: https://www.kasselshpk.com/
Stage one, UK
Tel: +44 1423 358001
Web: https://www.stageone.co.uk/

Me shume projekte ne Shqiperi