I përfunduar
Veliera, projekti per sheshin para Portit te Durresit | 2016
Projekti për rregullimin e sheshit para Portit të Durrësit është përgatitur nga studio shqiptare e arkitekturës ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio e njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA.
Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.Arkitekti i njohur italian, drejtues i studios “Archea”, Marco Casamonti, ka prezantuar me detaje teknike projektin e ri “Veliera” i cili sipas tij, do të jetë një nga simbolet moderne të Durrësit. Ajo që sot është veçse një vendkalim makinash i mbingarkuar nga trafiku dhe nga kalimi i pandalur i automjeteve, së shpejti do të kthehet një hapësirë për këmbësorin, për argëtimin dhe një pikëtakimi në ambient të hapur por e mbuluar.
Për të simbolizuar idenë e komunitetit kontribuon një tendë e madhe guri e mbështetur mbi katër pika në mënyrë që të krijojë hije dhe mbrojtje për sheshin nën të, i cili nga ana e tij shërben si mbulesë e rrugës së automjeteve që do të jetë nën tokë në mënyrë që të eliminohet trafiku automobilistik pikëtakimi perpendikular i dy nga arteriet kryesore urbane do të shfaqet si një skenë natyrale për qytetin ku njerëzit mund të qëndrojnë, ku mund të organizohen shfaqe dhe evente, dhe ku konsolidohet dhe konkludon aksi i gjatë që të çon nga sheshi i Bashkisë për në det.
Tenda është rreth 60 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, dhe mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela, nga katër kavot të cilat të kujtojnë tamam litarët e përdorur në anijet me vela. Ashtu si përkulja e tendë-mbulesës, edhe dyshemeja e sheshit nën të do të ketë një përkulje në mënyrë që të reduktohet gërmimi i nënkalimit dhe të ngjishet hapësira e sheshit deri në gropën qendrore. Ky i fundit jo vetëm përbën sistemin e kullimit të ujërave nga mbulesa në rast shirash, por përfaqëson edhe një lloj “Syri” që reflekton dritën e diellit duke riprodhuar në dyshemenë e mermertë, si te Panteoni, fuqinë e dritës.
Kontakte
Arkon Studio:
Web: https://www.arkonstudio.com/
ARCHEA Studio:
Web: https://www.archea.it/en/
Adresa: Lungarno Benvenuto Cellini, 13 50125 Firenze
Tel: +39 055 6580127
Fax: +39 055 6810850
E-mail: staff@archea.it
Me shume projekte ne Shqiperi

Godine banimi dhe sherbimi me parkim nentoke ne rrugen Besim Imami, Myslym Shyri

Lion Residence 2 ne rrugen Dritan Hoxha, Tirane

Kompleksi Ajka ne rrugen 5 Maji

Godine banimi dhe Sherbimi 1, 5 dhe 7 kate me 3 kat parkim nentoke ne rrugen Selaudin Zorba, Tirane

Godine Banimi dhe Sherbimi 1,4,7,8 dhe 9 Kat me 3 kate parkim nentoke ne rrugen Artan Lenja

Projekti per ndertimin e shkolles Edith Durham, Tirane

Godine banimi dhe sherbimesh me parkim nentoke ne rrugen Vllazen Huta, Tirane

Godine banimi dhe sherbimi me parkim nen toke ne rrugen Sabaudin Gabrani, Tirane
