Secondary Adv
ACP

Garden Residence Turdiu | Kastrati SHA & AK shpk | 2019

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

GARDEN RESIDENCE TURDIU

Garden Residence Turdiu është një kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Kompleksi ofron hapësira rekreative për banorët, një pishinë të përbashkët, një kënd lojrash për fëmijët dhe shumë shërbime e lehtësira për jetesë të qetë në komunitet. Pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga Rruga e Durrësit dhe 21 Dhjetori, ky kompleks ndërtimi shtrihet me orientimin kryesor lindje-perëndim për të përfituar maksimalisht prej ndricimit natyral, ndaj jugut. Apartamentet e ofruara janë të tipeve të dryshme nga 1+1 deri ne 4+1 (luksoze me verandë) me vetrata sa lartësia e katit.


Ky projekt zhvillohet në partneritet midis Grupit Kastrati dhe AK Shpk dhe ofron apartamente, ambjente tregtare dhe hapësira parkimi.
•    Vendndodhja: “Ish-Fusha e Aviacionit”
•    Afati i përfundimit: 2022
•    Sipërfaqe totale ndërtimi: 140’000m2

DETAJE TEKNIKE

•    Godinat e këtij projekti janë të pajisura me fasadë termike kapotë ose të ventiluar, sipas kateve të projektit. Këto fasada janë rezistente për klimën e Tiranës dhe plotësojnë standardet teknike të izolimit termiko-akustik për një jetesë të qetë dhe komode.

•    Muret ndarës me korridorin dhe njësitë e tjera përbëhen prej dy mureve me trashësi 10cm me një shtresë të ndërmjetme pambuku mineral prej 5cm trashësi, me parametra termik dhe akustik të lartë.

•    Vetrata termike janë prej alumini dhe dopio xham

•    Pajisjet hidro-mekanike janë inkaso (brenda murit) të markës GEBERIT

AMBJENTE REKREATIVE PËR ÇDO GRUPMOSHË

Në Garden Residence Turdiu, hapësirat e përbashkëta përreth kompleksit do të ofrojnë ambjente rekreacioni dhe shërbime e lehtësira për argëtimin dhe kënaqësinë e të gjithë grupmoshave:

•    Mbi 3’000m2 hapësira të gjelbëruara, të sistemuara me stola dhe ndriçim
•    Kënd lojërash per fëmijë
•    Pishinë e jashtme
•    Ambjente shërbimi dhe tregtare

AVANTAZHET E PROJEKTIT

Me fokus të veçantë drejt cilësisë, Garden Residence Turdiu është konceptuar për të ofruar komoditet dhe siguri për të gjithë banorët dhe punonjësit e ambjenteve tregtare të ofruara. Më  shumë:
•    Apartamente të pozicionuara për të përfituar sa më shumë nga drita e diellit;
•    Ashensorë Schindler (me shpejtësi 1.65 m/s);
•    Sisteme e paisje elektrike të cilësisë së lartë;
•    Në distancë të mjaftueshme nga zhurmat dhe smogu i trafikut;
•    Parkim i sigurt

VIDEO SPOT

 

KONTAKT


Telefon Shitje: 0697424061; 0697014444
Adresa: Ish Fusha e Aviacionit mbrapa shkolles Dhora Leka, Tirane

Me shume projekte ne Shqiperi