Secondary Adv

DOWNTOWN ONE | Kastrati Construction | 2018

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

NJË OBJEKT POLIFUNKSIONAL PRANË QENDRËS SË TIRANËS

 

Projekti DownTown Tirana | Kastrati Construction
Projekti DownTown Tirana | Kastrati Construction
Projekti DownTown Tirana | Kastrati Construction

Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2, gjeni një kombinim ideal të apartamenteve elegante, zyrave bashkëkohore, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave të ofruara nga profesionistë. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022.

 

ARKITEKTURË ELEGANTE DHE KONSTRUKSION NË PERFEKSION

Një kryevepër arkitekturore e projektuar nga studio hollandeze me emër botëror MVRDV  e cila është kujdesur që Downtown One të jetë një objekt funksional dhe estetik, simbol i zhvillimit të kryeqytetit. Veçoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.

Projekti i konstruksionit është zhvilluar nga studio ndërkombëtare me eksperiencë 70 vjeçare, ARUP . Ky projekt respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. ARUP ka projektuar gjithashtu sistemin teknik, elektrik dhe mekanik, në koherencë me standardet më të mira botërore.

 

VENDNDODHJE IDEALE PRANË QENDRËS SË TIRANËS

Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së Tiranës, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi. Downtown One lidhet drejtpërdrejtë me akset kryesore: me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar.

 

APARTAMENTE ELEGANTE

Në Downtown One nuk gjeni dy apartamente njësoj sepse secili ka individualitetin e tij, si rezultat i konsolave të cilat krijojnë ballkone dhe llozha të veçanta. Të përbashkëtat e apartamenteve janë hapësirat e bollshme, fushëpamja nga lartësia dhe ndriçimi natyral i cili depërton nëpërmjet vetratave të mëdha.

 

• Sipërfaqe totale: 27’7474m2
• Katet 19-36
• Total 18 kate
• 4 Ashensorë të dedikuar
     • Recepsion i dedikuar pë zonën e banimit
• Sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim
• Lartësi apartamenti prej 3.3 metrash    
• Shkarkues mbetjesh në çdo kat
 

 

SIPËRFAQET E APARTAMENTEVE

 

ZYRA BASHKËKOHORE

Hapësira e biznesit shtrihet në 11 kate dhe ofron ambjente bashkëkohore për kompanitë e mëdha ose bizneset e vogla që dëshirojnë të reflektojnë prestigjin e Downtown One. Hapësirat e biznesit janë lehtësisht të përshtatshme në varësi të kërkesave të biznesit tuaj për zyra, salla mbledhjesh e ambjente të tjera pune.Në një distancë të shkurtër nga gjithë institucionet kryesore dhe me parkim të garantuar, një zyrë në Downtown One do të jetë investimi më i vlefshëm për zhvilimin e biznesit tuaj dhe imazhit të tij.

 

SIPËRFAQET E ZYRAVE

 

• Sipërfaqe totale: 17'564m2
• Katet 5-15
• Total 11 kate
• Recepsion i dedikuar për zonën e biznesit
• Sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim
• Shkarkues mbetjesh në çdo kat

 

SIPËRFAQE AMBJENTE KOMERCIALE

Downtown One Retail ofron 5 kate në funksion të zhvillimit të ambjenteve komerciale si destinacion i markave më prestigjoze. Vendndodhja dhe vizibiliteti i Downtown One janë vlera të shtuara për të zhvilluar brandin tuaj.

 

• Sipërfaqe totale: 7’696.5 m2
• Katet 0-4
• Total 5 kate
• 2 Ashensorë të dedikuar dhe 1 shkallë elektrike
• Holl i dedikuar për zonën tregtare

 

350+ POSTE PARKIMI

Downtown One ofron 5 kate parkimi nëntokësor me më shumë se 350 poste parkimi.  Në funksion të nevojave tuaja, ju ofrohen vende parkimi familjare, vende parkimi për automjete të mëdha, vende parkimi për automjete të vogla, vende parkimi për motoçikleta dhe vende parkimi për mjete për njerëzit me aftësi fizike të kufizuara.

 

•   Sipërfaqe totale: 19’185m2    •   Valet Parking     •    24H Mirëmbajtje dhe siguri

 

NJË PROJEKT I ZHVILLUAR NGA KASTRATI CONSTRUCTION, PJESË E GRUPIT KASTRATI

 

VIDEO TOUR

 

RRETH DOWNTOWN ONE

 LEJE NDËRTIMI: NR.PROT. E-24931/8 MIRATUAR ME VENDIM TË KRYETARIT TË BASHKISË NR. E-24931/6; Datë 12.12.2018
•   ZHVILLUES: Kastrati Construction  
•   NDËRTUES: Kastrati Construction
•   PROJEKTI ARKITEKTONIK: MVRDV (Netherlands) & DEA Studio (Albania)
•   PROJEKTI KONSTRUKTIV: ARUP (England) & LEAL CSE (Albania)
•   MBIKQYRËS PUNIMESH: IKN

 

KONTAKT DOWNTOWN ONE


Website: www.dt1.al
Email: sales@dt1.al
Telefon Shitje: +355 698000011
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, Shqipëri

Me shume projekte ne Shqiperi