I përfunduar
Punimet per rehabilitimin e Qendres dhe Liqenit ne Puke | 2018
Qyteti i Pukes prej muajit Maj 2017, është duke përjetuar një ndërhyrje të rëndësishme për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël.
Investimi synon ta shndërrojë qytetin e Pukës dhe rrethinat e tij në një destinacion turistik gjithëvjetor nëpërmjet urbanizimit dhe rijetësimit të shesheve të qytetit dhe hapësirave përreth Liqenit të Vogël. Projekti parashikon ndërhyrje në Sheshin para Bashkisë, i cili përbën pjesën më vitale të qytetit, pasi aty ndodhen institucione të rëndësishme administrative dhe kulturore. Sheshi do të jetë terësisht këmbësor dhe në qendër të tij do të vendoset një pasqyrë ujore.
Edhe Sheshi para Hotel Turizmit do të transformohet në një nyje kryesore të aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytet. Sheshi do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me Liqenin e Vogël. Hapësira midis dy shesheve do të kthehet në shëtitore. Ndërkohë punimet për rehabilitimin e Liqenit të Vogël, konsistojnë në pastrimin total të fundit të Liqenit, rehabilitimin e skarpateve, rritjen e sipërfaqes së pasqyrës ujore dhe përdorimin e hapësirave përreth tij gjatë gjithë vitit. Hyrja për në Liqen do të zgjerohet dhe në jug të saj do të ketë një kënd lojrash për fëmijë.
Ndërsa në zonën lindore parashikohet ndërtimi i pikave panoramike dhe 2 urave. Investimi, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një vlerë prej rreth 174 milionë Lekë me TVSH dhe financohet nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB), në kuadër të Projektit “Punët në Komunitet IV”. Punimet parashikohet të përfundojnë në Mars 2018.
CEB:
Adresa: 55, avenue Kléber FR-75116, PARIS
Tel: +33(0)1 47 55 55 00
Web: https://coebank.org/en/
Me shume projekte ne Shqiperi

Godine Banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjeserisht nen toke, Unaza Lindore, Prane TEG

Strukture banimi dhe sherbime me 1, 8, 9, 33 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, Rruga Xhanfize Keko

Kompleks me godina banimi 2 dhe 3 kat, me 1 kat nentoke dhe mur rrethues, ne rrugen Pranvera Jata, Farke

Dy godina banimi dhe sherbimi ne rrugen Dhimiter Frengu dhe Anesti Lubonja

Godine banimi dhe sherbimi 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kate, me 2 kate parkim nentoke, Fusha e Aviacionit

Objekt me funksion tregtie dhe sherbime 7-8 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke, me vendndodhje ne rrugen Jordan Misja, Tirane

Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane

Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane
